Qytetarët e Himarës votojnë sot për kryetarin e ri të Bashkisë. Mbi 23 mijë votues janë thirrur në këto zgjedhje për të zgjedhur mes dy kandidatëve, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria i opozitës.
Të dy kandidatët do të përballen “kokë më kokë”, teksa zgjedhjet e nesërme pritet të kthejnë qetësinë në Himarë pas sagës që nisi në 2023 me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro.
Në Himarë janë 36 qendra e votimi, tek të cilat u përfundua shpërndarja e materialeve zgjedhore, kjo sipas njoftimit të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit. 52 policë do të jenë në qendrat përkatëse të votimit për mbarëvajtjen e situatës.