Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, u shpreh se Rama ka prioritet vjedhjen. gusht.
Meta u shpreh se ndërkohë që Shqipëria po digjet nga zjarret, qeveria nuk ka një strukturë që reagon shpejt, por çojnë ushtarët me lopata për të fikur zjarret.
“Qeveri kriminale që prej 11 vitesh është në pushtet, dhe në këtë periudhë që dihet që është një periudhë ku priten vatra zjarri, nuk kemi një strukturë të shpejtë reaguese për të izoluar zjarret. Prej dy ditësh digjet Shëngjini. Djegie kudo. Këto jo vetëm që reagojnë me vonesë, por edhe kur reagojnë çojnë disa ushtarë me lopatë atje, ndërsa paratë e tenderave vidhen e Shqipëria nuk ka një helikopter për të reaguar. Kjo qeveri ka prioritet vjedhjen. Këtë javë ka prioritet vjedhjen e Bashkisë Himarë”, u shpreh ai.











