Në ambientet e Presidencës po zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.
Pasi u nderua Himni Kombëtar, në kuadër të protokollit tre ministrat e rinj u betuan duke vënë dorën mbi Kushtetutë.
Theksojmë se propozimi për emrat e rinj u bë nga kryeministri Edi Rama në kongresin e Partisë Socialiste.
Ministrat e rinj dhe kryetarja e re e Kuvendit u votuan dje mes kaosit në Kuvend. Seanca e jashtëzakonshme e thirrur ditën e djeshme nisi me tensione, pasi deputetë të opozitës krijuan zhurmë duke goditur tavolinat teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi pikat e diskutimit në seancën e posaçme.
Pirro Vengu është Ministri i ri i Mbrojtjes,
Ervin Hoxha, Ministri i ri i Brendshëm,
Taulant Balla, Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin,
Petrit Malaj, Ministër i Financave.











