Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka takuar sot në zyrën e tij eurodeputetët që do përfaqësojnë Demokracinë e Re në Parlamentin Europian.
Pesë prej tyre ishin të pranishëm, ndërsa dy të tjerë, mes tyre edhe Fredi Beleri, i cili është në burgun e Fierit, kanë marrë pjesë me telekonferencë.
Në takim morën pjesë edhe ministri i Shtetit Akis Skertos, zv.ministrja e Punëve të Jashtme Alexandra Papadopoulou dhe sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian Tasos Hatzivasiliou.