Garanci e dashnisë’✍️
Të jem më e qetë
do nisem gjithmonë tek ti
t’ndihem e sigurt në prehrin tënd do vi
t’ndihem e ledhatuar,
përmalluar në përqafimin tënd dua të rri.
E kur s’të zë vend nga gëzimi,
me zë do të thërras,
do qaj nga mallëngjimi,
që s’e kthej kohën pas.
T’a kthej çdo minutë t’humbur,
Veç të t’kem pranë përjetë,
do të bëja gjithçka të mundur,
veç mos t’më lësh kurrë vetë…
Se e di që at’herë,
kur s’do t’më mbet asnjë pranë,
e di që do kem dikë t’më dojë,
ajo do jesh vetëm ti
e imja nanë..