InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ura e Zogut, firmoset kontrata: 500 mijë euro për ta shpëtuar

15 Mars, 2024
in Aktualitet, InfoPress
A A
Ura e Zogut, firmoset kontrata: 500 mijë euro për ta shpëtuar

Ura e Zogut, një monument kulture që prej vitesh ishte klasifikuar si në rrezik serioz është shumë pranë shpëtimit. Pas tre vitesh angazhim qytetar, protesta, peticione, reagim ndërkombëtar dhe sensibilizim është konfirmuar kompania që do të realizojë ndërhyrjen teknike për të shpëtuar Urën e Zogut, në Mat.

“Është përzgjedhur ofertuesi ekonomik dhe pritet lidhja e kontratës me ofertuesit”,  – citohet në përgjigjen e Ministrisë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit drejtuar organizatës “Sebastia“.

Ndërhyrja shpëtuese do të kushtojë 46 milionë lekë pa T.V.SH (rreth 500 mijë euro) dhe do të realizohet nga bashkimi i operatorëve “AD- STAR” Sh.p.k dhe “ANK” Sh.p.k, të cilët ishin edhe të vetmit ofertues që morën pjesë në tenderin e hapur.

Punimet në këtë monument kulture të kategorisë së parë do të fillojnë në momentin e pajisjes me lejen e ndërtimit, sikurse citohet edhe në kontratë.

Ministria e Kulturës e ka bërë publik projektin për ndërhyrje emergjente në Urën e Matit, një vit më parë, më 14 shkurt 2023. Projekti erdhi si bashkëpunim mes Universitetit Politeknik dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore.

“Jemi të kënaqur se punimet sipas gjasave do të fillojnë këtë verë për një ndërhyrje emergjente,  por nuk na vjen mirë kur shikojmë se inertet vazhdojnë të gërryhen sot e gjithë ditën në mënyrë të paligjshme“- shprehet për Citizens, Elton Laska, nga organizata “Sebastia“.

Laska thekson se i duhet kushtuar vëmendje shkakut dhe jo pasojës, sepse këtë fat do të kenë edhe monumente të tjera nëse nuk ka ndjekje penale për individë apo kompani të cilët marrin inerte në basenin e lumit.

“Kauza e Urës së Zogut na mori plot tre vite angazhim me kërkesa, ankesa, protesta, peticione që u firmosen nga 3553 qytetarë, për të mbërritur tek një investim gjysmë milioni euro nga ana e qeverisë shqiptare për një monument, të cilin vetë qeveria e ka shpallur monument kulture të kategorisë së parë“- analizon Laska.

Elsa Sula nga organizata “Sebastia“ pohon se të reagosh për një kauzë të drejtë i shërben jo vetëm një monumenti kulture, por edhe rritjes së vetëdijes qytetare.

“Ne sot kudo që na takojnë qytetarë na pyesin “çfarë u bë me urën?”, kjo tregon se advokimi ynë i ka dhënë rezultatet e veta pozitive“- thekson ajo.

Të Lidhura

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026
Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026
Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

TË FUNDIT

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 12 prill 2026!

12 Prill, 2026

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit
Show Biz

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit

11 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com