Ditë e rëndësishme, suksese kryeministrit Xhaferri, perendimorët pyetje vetes!🇦🇱
Shqipari, Talat Xhaferri zgjidhet kryeministlr i shtetit të Maqedonisë së Veriut, kjo pavarsisht si kryeministër i një qeverie teknike dhe të përkohshme.
Shtetet perendimore, ato dje, pjesmarrëse në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, në Konferencën e Londrës të vitit 1913, në Konferencën e Parisit të vitit 1919-1920, shtetet të cilat sot, në këtë shekull të kohëve moderne, kanë në dorë fatet e kombeve, mbështetur në drejtësinë e tyre, në emër të paqes dhe stabilitet, sidomos në Ballkanin Perendimor, duhet të i bëjnë pyetjen vetes dhe të ndërgjegjësohen…
Çfarë ka ndodhur ndër shekuj me Kombin Shqiptar dhe ku qëndron padrejtësia nga ana jonë, që Shqipëria një shtet i pavarur, sot rrethohet prej shqiptarëve dhe këto shtete qeverisur me kryeministra shqiptar?!
Suksese z.Xhaferi në të mirë të paqes e stabilitetit pa dallime etnike në misionin e Qeverisë së Tij dhe qoftë e afërt dita që padrejtësitë ndër shekuj të prevaloj mbi drejtësinë në këto shekull të kohëve moderne.