Kreu i PD-së Lulzim Basha, një ditë para protestës ka ftuar qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen protestës së ditës së nesërme.
Basha u shpreh se qytetarët do ta vendosin Ramën para drejtësisë ose në të kundërt ai do të shkojë në azil politik për t’iu bashkuar Gruevskit.
“Rama shpërfilli kërkesat tuaja. Dita e nesërme është dita e studentëve dhe dita e rinisë. Qytetarët do marrin nesër fatin e tyre në dorë. Nesër do jetë protesta më e madhe ne 3 dekada. Nesër është dita që Edi Rama do të mbajë përgjegjësi. Ia ka mbathur për në Vlorë, por edhe Vlora do ta përzërë. Sot Edi Rama duhet të fshihet sepse ka frikë nga studentët e shkolluar. Nesër shqiptarët do ta vendosin Ramën para drejtësisë ose në azil poltik t’i bashkohet Gruevskit”- tha Basha.