Edhe një ditë na ndan nga protesta e 16 shkurtit, e trumbetuar fort nga Partia Demokratike si dita e “çlirimit” të shqiptarëve nga e keqja që i ka zënë, referuar këtu partisë që po qeveris vendin.
Por ndonëse në pamje të parë kjo protestë nuk e frikëson mazhorancën, masat kanë filluar ti marrin, pasi stafi i Kryeministrisë ka nisur punën për “mbrojtjen” e selisë së qeverisë.
Qytetarë të shumtë kanë vënë re mbrëmjen e sotme punime në pjesën qendrore të godinës, e cila po mbulohet ashtu siç ka ndodhur edhe më parë gjatë protestave të opozitës.
Kujtojmë që ditën e shtunë, kur opozita do të jetë duke protestuar poshtë zyrës së tij, kryeministri Edi Rama pritet të jetë në qytetin e Vlorës në kuadër të takimeve të turit “Bashkia që duam”.