Kreu i PAA-së, Agron Duka, i qenë prezent në emisionin “Provokacija”, në ” TV ABC News”, ndër të tjera foli edhe rreth zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.
Ai nuk përjashtojë mundësinë për të qenë protagonist garimi, si kandidat, në këto zgjedhje për Bashkinë e Durrësit.
Duka tha se, nëse kandidon, nuk do të dalë si kandidat i përbashkët i koalicionit por i vetëm.
“Nuk më pëlqen faktikisht të dal si kandidat i përbashkët. Ndoshta nëse do të dal i vetëm është për t’u menduar se në fund të fundit mund të jetë detyrim i grupit shoqëror që të tregojmë dhe ne forcën tonë. Thonë që politika është e artit të së pamundurës. Unë edhe mund ta provoj vetëm, kurse në koalicion nuk e kam menduar ndonjëherë të dal. Por ne kemi caktuar grupe pune që po identifikojnë persona që mund të kandidojnë në disa bashki, të cilën do tentojmë të fitojmë”,-tha ndër të tjera Duka











