InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Londra po rishikon “Non-Gratën” e Berishës

25 Tetor, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Londra po rishikon “Non-Gratën” e Berishës
Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar dje në emisionin e Sonila Meços, Task Forcë, u shpreh se sipas burimeve të saj, të paktën në fundin e javës së kaluar dhe këtë javë, Britania e Madhe dhe sigurisht departamenti përgjegjës për këtë, Ministria e saj e Jashtme kishin deklaruar se kishin ndërmarrë masa konkrete për të revokuar përcaktimin non-grata për Sali Berishën.

Ky lajm, i cili u duk sikur nuk mori vëmëndjen e duhur ditën e djeshme, është trajtuar sërish në emisionin e mëngjesit, KAFE SHQETO, me të ftuarën e këtij emisioni, juristen Adriana Kalanë. Kalaja u shpreh se lajmi është i vërtetë, por Gjykata e Posaçme, e cila ka hapur çështjen ‘Partizani’ nën urdhra politikë, po i thotë Britanisë së Madhe prisni se zoti Berisha nuk është aq i pastër sa ua ka parashtruar juve.

Kalaja: Unë e shikoj në dy anë. Së pari, nëse ju kujtohet gjatë verës, zoti Berisha nëpërmjet një libri parashtroi gjithë shkeljet që ishin bërë me fakte dhe me prova lidhur me shpalljen non-grata nga ana e Britanisë së Madhe. Tani publiku mund të ngrejë edhe pyetje se pse këtë gjë zoti Berisha nuk e ka bërë për non-gratën e shpallur nga SHBA.

Por ashtu siç jemi vënë në dijeni të gjithë lëvizjeve që ka bërë zoti Berisha, përveç gjyqit që ka filluar në Francë ndaj zotit Blinken, SHBA në mënyrë sistematike jo vetëm ndaj zotit Berisha, por edhe ndaj kongresmenëve amerikanë, kanë refuzuar të paraqesin fakte dhe prova për dizenjimin e Berishës.

Ndërkohë nga e kundërta, Britania e Madhe ka pranuar të jetë në komunikim në lidhje me këtë pikë. Edhe unë e kam këtë informacion, në momentet që Britania e Madhe e ka parë që ka bërë një gafë në lidhje me këtë dizenjim, pasi nuk ka prova dhe fakte, pasi sipas gjithë historisë që ne kemi evidentuar shpalljen non-grata të paktën të këtyre dy shteteve të mëdha, njerëzit që shpallën non-grata janë njerëz që të paktën kanë një vendim të formës së prerë për një krim të rëndë.

Kështu që unë nga një anë e shikoj si një përpjekje të SPAK-ut, të Gjykatës së Posaçme nën urdhra politikë për t’i thënë Britanisë së Madhe prisni se zoti Berisha nuk është aq i pastër sa ua ka parashtruar juve, nga ana tjetër unë në fakt e mendoj edhe si një veprim të mirë padashje për t’i thënë Britanisë së Madhe, ja çfarë i bëhet Sali Berishës në Shqipëri, ja çfarë i bëhet opozitës në Shqipëri, ku edhe me imunitet shkelet Kushtetuta me dy këmbë.

Të Lidhura

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin
Aktualitet

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin

3 Shkurt, 2026
Parashikimi i motit, 1 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 1 shkurt 2026

1 Shkurt, 2026
Si parashikohet moti për sot, reshje në të gjithë vendit
Aktualitet

Si parashikohet moti për sot, reshje në të gjithë vendit

29 Janar, 2026
Këshilli i Qarkut Korçë një hap i rëndësishëm drejt kujdesit dinjitoz për moshën e tretë
Aktualitet

Këshilli i Qarkut Korçë një hap i rëndësishëm drejt kujdesit dinjitoz për moshën e tretë

27 Janar, 2026
Parashikimi i motit,  26 janar 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 26 janar 2026

26 Janar, 2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash
Aktualitet

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

25 Janar, 2026

TË FUNDIT

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin
Aktualitet

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin

3 Shkurt, 2026

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?
Show Biz

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

3 Shkurt, 2026

Horoskopi ditor, 2 shkurt 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 2 shkurt 2026

2 Shkurt, 2026

Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode
Artikuj

Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode

1 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com