Armando Broja realizoi golin e parë sezonal me Chelsea-n, por la fushën në minutën e 65′, pasi pati probleme fizike. Sulmuesi shqiptar shënoi në fitoren 2 – 0 në derbin me Fulhamin i luajtur këtë të hënë.
22-vjeçari sapo është kthyer nga një dëmtim i rëndë dhe dalja e tij i shoqëruar nga mjekët është një shqetësim, jo vetëm për Chelsea, por edhe për kombëtaren shqiptare, pasi vjen në prag të ndeshjes së 12 tetor me Çekinë.











