Ish-kryeministri, Sali Berisha, shkruan sot se djali i nje ish-deputeti te Elbasanit, sapo u emerua drejtor ka marre si shefe te procedurave, gruan me te cilen bashkejeton.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Berisha ironizon: “Ketij i thone Burrrre! Sapo emerohet merr bashkjetuesen shefe te procedurave”.
Ketij i thone Burrrre! Sapo emerohet merr bashkjetuesen shefe te procedurave.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje Doktor.
Ne shtypshkronjen e Letrave me Vlere sha , institucion i cili eshte ne varesin e Mistrise se Financave , se fundmi eshte emeruar nje administrator ri z. Besmir Hysa , i cili rezulton te jete djali i nje ish deputeti te Elbasanit z. Ndricim Hysa . Ky i fundit menjehere me tu bere drejtor , ka filluar me presione te vazhdueshme ndaj punonjesve te shoqerise duke i kercenuar me vendin e tij te punes . Gjithashtu disa dite me vone ka sjell ne pune nje punonjese te re si shefe procedure , bashkejetuesen ( te fejuaren e tij zj Elisa Shima ) , rekrutim i cili bie ndesh me cdo ligj apo akt nenligjore . Haptazi jemi perpara fenomenit “Nepotizem” , ku kryeministri jone ne fuqi e trumbeton me te madhe kete fenomen , por rendomte po ndodh edhe ketu para syve tane . Ne shtypshkronje ka punonjes qe ka me 25 vite pune dhe ndihen te presionuar dhe te cenuar psikologjikisht . Gjithashtu ka punesuar miqte e tij dhe ne te tjera pozicione i ka emeruar dhe ne te tjere zyra i gjen , duke bere qe punonjesit e vjeter te ndjejne rrezik per pune e tyre . Me shqetesuese eshte fakti qe e ka kthyer si pronene e babes se tij dhe deshiron te beje diktat .