InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha: Vetingu i politikanëve garanton që listat e hapura të mos kthehen në ankand për pastrimin e parave kriminale

21 Shtator, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Basha: Vetingu i politikanëve garanton që listat e hapura të mos kthehen në ankand për pastrimin e parave kriminale

Partia Demokratike ka prezantuar sot reformën zgjedhore dhe propozimet konkrete, teksa kreu i PD-së Lulzim Basha ka shtrirë dorën për bashkëpunim ndaj çdo faktori politik dhe shoqëror.

Basha tha se për PD, kjo nuk është thjeshtë vetëm një mundësi për të trajtuar problemet e bëra mullar nga zgjedhjet e kontestuara, por edhe një mundësi për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re.

Listat e hapura, Vetting për politikanët, ishin dy çështjet kryesore.

“Për PD-në kjo nuk është thjesht dhe vetëm një mundësi për të trajtuar problemet e bëra mullar nga zgjedhjet e kontestuara dhe të shënuara si problematike, por është dhe një mundësi për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re.

Kjo është një punë e jashtëzakonshme e cila kërkon mbi të gjitha vullnet politik. Por sot ne do qëndrojmë në një nga stacionet e domosdoshme për çlirimin e demokracisë, politikës dhe ekonomisë shqiptarë që janë propozimet për reformën zgjedhore.
Fillimisht dua të ndalem te disa nga çështjet kryesore të cilat nuk janë parashtrimi i parë, por koherenca dhe vendosmëria janë një nga aspektet kryesore që mund të garantojnë suksesin e kësaj ndërmarrjeje që kërkon vullnet të përbashkët politik. Në emër të këtij vullneti të përbashkët politik ne shtrijmë sot dorën ndaj çdo faktori politik dhe shoqëror që të lënë mënjanë axhendat e ngushta, interesat personale dhe të bashkohen në një reformë zgjedhore që iu jep qytetarëve shqiptarë një demokraci të standardit europian”, tha Basha.

“Duke nisur me listat e hapura. Lidhjen e drejtpërdrejt të votuesit me të zgjedhurin, pa sekser në mes. Lista të hapura për ne do të thotë largimi i konceptit të herësit nga kodi zgjedhor. Qytetarët vendosin vetë se cilin nga kandidatët dëshirojnë të dërgojnë në parlament.
Listat e hapura do të garantojnë kështu që shqiptarët të kenë një parlament të përbërë nga njerëz që janë produkt i drejtpërdrejt i votës së tyre, jo i renditjeve partiake, jo i renditjes personale, qofshin të kryetarit të partisë, apo faktorëve të tjerë.
Këtu vijmë te pika e dytë, vettingu i politikanëve. Faktorët kryesorë malinj nuk janë Rusia e Putinit apo Irani, faktori kryesor malinj që rrezikon Shqipërinë është korrupsioni dhe krimi i organizuar, influenca e tyre shtrihet dukshëm në parlament, në këshillat bashkiakë, në institucionet e rëndësishme të vendit ka pasur dhe ka individë të cilët nuk justifikojnë pasuritë e tyre marramendëse.
Ka individë që janë për turpin e Shqipërisë personazhe të transkripteve të INTERPOL-it dhe EUROPOL-it.
Pastrimi i politikës mund të kryhet nga vettingu i politikanëve. Listat e hapura marrin kuptim nëse i japim fund pabarazisë së votës”, deklaroi Basha.

Reforma zgjedhore/ Basha: Vetingu i politikanëve garanton që listat e

Reforma zgjedhore/ Basha: Vetingu i politikanëve garanton që listat e

Të Lidhura

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026
Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026
Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
Aktualitet

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

23 Gusht, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

Shpëtim Axhami: Shqipëria të ketë Ditën Kombëtare të Kujtesës për viktimat e komunizmit

23 Gusht, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti

21 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com