Nga Mevi Rafuna
Guri
Politikanët tanë pas luftës, ishin të zanun me luftën për pushtet.
Shkuan aq larg sa i ndanë herojtë dhe dëshmorët, thua se ata kishin dhanë jetën e tyre për parti politike dhe jo për lirinë e Kosovës.
Gjithë ato miliona dhe miliarda dhe askush nuk u kujtua nga klasa jonë politike ta ndaj një fond për ta ba një film mbi luftën e Kosovës.
Cdo vizitë e tyre tek memomorialet dhe varrezat e dëshmorëve më ngjallë NEVERI.
Po ta kishin respektuar idealin e atyre që u vranë për Lirinë, nuk do e shkelnin dhe e shkatërronin Ardhmërinë e brezave.
Aq shumë u fol dhe u përfol për Gurin Memorial të NANES PASHKE.
Por asnjë iniciativë serioze qoftë nga pushteti lokal dhe ai shtetëror për të ndaluar pronarin e tokës që mos ta largonte Gurin.
Dhe nëse Guri i një NANE e cila nga dhimbja e thellë për bijtë e vrarë, u vetësakrifkua dhe guri përfundoi në mbeturina a thua ku do të përfundoj apo ka përfunduar e ardhmja e kombit dhe shtetit tonë?
A thua jemi shndërruar në një mbeturinë masive nga klasa jonë politike e cila nuk la Vlerë pa e përdhosur dhe nuk la Vlerë pa e shkatërruar?!











