Poezi nga Timo Flloko
Si të të harroj,
Kur s’të harroj dot,
Për atë Zot!
Si të të harroj,
Frymë pa ty të marr,
Në këtë botë!
Si të të harroj,
Kur koha s’bën sens,
Një çast pa ty!
Si të të harroj,
Kur jeta përreth,
Të mbyt me vetmi?
Si të të harroj,
Kur të shenjtë të kam,
Mbi çdo gjë në botë…
Si të të harroj,
Kur, pa ty, dyshoj,
Ka apo s’ka Zot?!
(D. Dapellari/ inforpressalbania)