InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Një dekret ironik për një Ministër komik

24 Janar, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
TË TALLESH ME LIGJ

LUÇIANO BOÇI 

Në Shqipëri kanë ndodhur shumë dekretime ministrash e kabinetesh. Ka pasur kundërshti të ndryshme, vonesa situative e rrallë mosdekretime e votime kundër. Por asnjëherë nuk kishte ndodhur të kishte një dekret kaq ironik, sa ai për Ramën nga Presidenti Meta, si ministër i Jashtëm. Pasi i la kohën e duhur dyshimeve për pengim kushtetues; Pasi i dha hapësirë politikës juristëve profesionistë e tifozë të turreshin në argumente, sipas qejfit; Pasi, njëkohësisht i dhuroi kohën e nevojshme, medias të argumentonte qartazi shkeljet kushtetuese të një dekretimi të tillë; në fund Meta, gati për habinë e të gjithëve, e dekretoi Ramën.

E pas kësaj, pyetja që sundoi ishte ajo e ndërtuar sipas fabulës së njohur të cjapit që shkon te kasapi.

A u masakrua cjapi alias Rama nga kasapi alias Presidenti?!

Shumëkush mundi e nxitoi të bërtasë që Rama e fitoi betejën, që Meta luajti për interesa e bla, bla, bla. Ose që Meta u tërhoq nga presioni ndërkombëtar e përralla të përafërta, siç thuhet rëndom në Shqipëri, kur dikush kërkon të tregojë, si pa dashje, pozicionin e “të preferuarit” ndaj të huajve.

Dikush tjetër në patetizëm e sipër, na deklaroi që Presidenti na shmangu një krizë të thellë institucionale.

Gjë që, për mua, nuk qëndron hiç, pasi në Shqipëri kriza të tilla janë të pakonsiderueshme në planin politik e publik. Jo se ato nuk kanë efekte, por janë shumë periferike në ndikim, për shkak të një trajektore inercie në rënie të lirë, që ndjek shteti në Shqipëri. Kjo për arsyen e thjeshtë se qeverisja është më shumë një pjesëtim të ardhurash midis atyre që qeverisin, se sa një shpërndarje parimore sektoriale e një buxheti që vilet nga qytetarët. Më shumë është një sundim interesash se sa një tërësi shërbimesh.

Përtej këtyre hamendësive, Meta, i gjendur në një situatë komplekse politiko-personaleinstitucionale dhe njëherë tjetër përdori në mënyrë efikase si rrugëdalje dhe si shteg lufte me Kryeministrin ironinë therëse. Kësaj radhe jo atë ligjërimore me shprehje të tipit “me qetësi e dashuri”, por atë vepruese. E pranoi dekretimin, pasi e kishte “therur” Ramën publikisht për shkelje të Kushtetutës, e me qesëndinë e tij e shoqëroi me arsyetimin, i cili kaplonte brenda cinizmin pozitiv dhe negativ njëkohësisht. Ishte një dekretim ekzemplar me epitafin tallës deri në vdekje: “Kushtetuta as e pengon dhe as e lejon” Ramën të bëhet… ç’të dojë.

Por nuk mbaroi e gjitha këtu.

“Cjapit” do i duhej të kalonte dhe nën ritualin ceremonial sarkastik të “rrjepjes” spektakolare, të bërë tashmë gati nga Presidenti, ende i pangopur me ironinë dhe ndoshta nga pak me autoironinë. Ishte pikërisht ky ceremonial që do prodhonte më pas, ministrin e Jashtëm më komik të historisë 100 e ca vjeçare të shtetit shqiptar.

Shfaqja e masakrimi ishte i plotë. U zhvillua një ceremonial unik, ku askush nuk buzëqeshte së jashtmi nën protokollin e fortë detyrues, po ku të gjithë shqyheshin gazit së brendshmi nga falsiteti dhe absurditeti i një dekretimi plotësisht të kontestuar e antikushtetues. Komizmi i hidhur ndjehej për së gjalli. Rama ishte i vetëm aty, sipas asaj që kishte gatuar vetë. Kryeministri Ramë, pra, shoqëronte Ramën, i cili betohej si ministër. Tendosja faciale e pamjeve i dha shfaqjes doza akoma më të forta komizmi, pasi më shumë ngjante si një ceremonial mortor, ku burrat nga gjëma e madhe shtrëngojnë vetëm duart e nuk thonë asnjë fjalë, sesa si një procesion zyrtar simbolik. Kulmi arriti kur Rama shkeli me dorë Kushtetutën, për të thënë formulën e betimit, pasi e kishte përdhosur atë me këmbë.

Rama u “rrop” kështu në sytë e opinionit publik, edhe njëherë. Jo më tani si “Davidi” i zgërdhirë i autoportretit me fotoshop, por si loloja, të cilit gabimisht i bie ushkuri i brekëve në mes të shfaqjes dhe të cilin ai mundohet trashë, ta paraqesë si repertor të skeçit të vet origjinal. Rama hyri si Kryeministër qesharak në Presidencë e doli si ministër butaforik nga ajo.

I gjendur në sëkëlldinë e lexueshme të një situate komike të hidhur, Rama nuk duroi shumë në nxitimin e tij. Tani radhën e kishte Ministria e Jashtme. Pa prezencën e Metës dhe të ironisë së tij shtrënguese, Rama shpërtheu lirshëm në aktin hakmarrës më komik të ndodhur ndonjëherë. Pa mbushur as 24 orë nga dekretimi ironik i ministrit komik, Rama ia kaloi, pa një pa dy, kompetencat e komizmit ministër të Jashtëm, personit që Kushtetuta, mbi të cilën ai u betua një ditë më parë, e pengoi t’i merrte këto atribute.

Meveprimin e tij, Rama e sanksionoi kështu, të qenurit tonë si shteti më komik në glob, me një Kryeministër po aq komik sa pjesa dërmuese e kabinetit të tij.

Ironia vazhdon.

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Aktualitet

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

23 Shtator, 2025

Eduart Ndocaj feston 50 vitet/ Një natë madhështore në Milano
Aktualitet

Eduart Ndocaj feston 50 vitet/ Një natë madhështore në Milano

23 Shtator, 2025

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës

23 Shtator, 2025

Si parashikohet moti për këtë të martë
Aktualitet

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com