Një shpërthim i fuqishëm u shënua mbrëmjen e kësaj të marte në një makinë të parkuar.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Belul Hatibi” rreth orës 20.40 të mbrëmjes së lënë pas.
Nga hetimet e kryera rezulton se makina i përket një mjeku kirurg D.H., i cili punon pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
Si pasojë e shpërthimit, u shënuan dëme të shumta në mjet, të cilat mund di shihni nëpërmjet fotografive.
Nga ana e policisë po punohet për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të mjekut, teksa nuk përjashtohet edhe që eksplozivi ti jetë vendosur për shkak të detyrës si mjek.