InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pampuri: Protesta do shkulë nga rrënjët këtë autokraci, Rama do ketë fundin e një diktatori…

18 Janar, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Pampuri: Protesta do shkulë nga rrënjët këtë autokraci, Rama do ketë fundin e një diktatori…

“Varfëria ka mbuluar vendin nga veriu në jug. Migjeni do të pikëllohej me këtë realitet për të cilin shkruajti 80 vite më parë e është aq real sot fale jush”, shkruan në nje shenim te saj deputetetja demokrate Orjola Pampuri duke akzuar kreun a qeverise per gjenden ne te cilen ndodhet vendi.

Ajo vijon në shënim e saj se “e vetmja gjë që do të shkulë rrënjet e kësaj autokracie është protesta qytetare në mbarë Shqipërinë deri në largimin e delirantit kryeminstër. Vendi prej muajsh vlon nga protestat, dhe e gjitha kjo si akumulim i dështimeve të kësaj qeverie në punën 6 vjecare të saj”.

Ja postimi i plotë i deputetes së PD:

Kryeministrit te aferave, mashtrimeve e kompromiseve I ka ardhur fundi. Ky kryeminister nuk pranoi fakte, argumenta, denoncime, nuk u terhoq nga vendimet e aferat korruptive, madje as protestat e studenteve nuk arriten te kthjellonin sado pak dalldine e tij ne delir.

E vetmja gje qe do te shkule rrenjet e kesaj autokracie eshte protesta qytetare ne mbare Shqiperine deri ne largimin e delirantit kryeminster. Vendi prej muajsh vlon nga protestat, dhe e gjitha kjo si akumulim I deshtimeve te kësaj qeverie ne punen 6 vjecare te saj.

Hiq një minister e vër një tjetër, largo një deputet, e të dalin në shesh aferat korruptive te 20 të tjerëve. Bëmat e ketij kryeministri s’paskan fund. Dhe sot ka perballë mijera qytetare ne proteste. Prej 75 ditësh banorët e unazës së re protestojnë në rrugë, kundër projektit korruptiv, e abuziv, në kurriz të tyre, e si përgjigje kanë marrë dhunën fizike e psikologjike Nga ana tjetër keni naftëtarët, mjekët, personelin shëndetësor, e studentët në të gjithë Shqipërinë. E ju c’bëni? Atë që I ka hije vec një autokrati…. Mjekët I shantazhoni, demotivoni e anashkaloni. Rreth 521 mjeke te diplomuar në Shqipëri punojnë në spitalet gjermane.

Shqiperia ka numrin më te vogël për mbulimin me mjekë për popullsinë në Europë e Ballkan, 1.2 mjekë për 1000 banorë, ndërkohë që bëni shoë me spitalet rajonale të cilët janë në ditë të hallit. Koncensionet dhe PPP-te korruptive ne shendetesi vulosen perfundimisht rrenimin e ketij sistemi.
2.Banorët e unazës së re, I arrestoni, dhunoni e bëni kompromise per përcarje mes tyre, dhe nuk tërhiqeni nga projekti abuziv me vlerë 40 milion euro për 2 km rrugë, e ju qofshi si nuk ju dridhet qerpiku përballë abuzimeve të tilla.

3. Studentët me kërkesat e tyre e kundër ligjit klientelist të arsimit të lartë, tentuat t’I përcani ndërmjet komunikimit të stisur me të rinjtë e freshit të infiltruar mes tyre, nuk pati sukses, më pas zgjodhët rrugën tjetër atë të dhunës e shantazhit dhe në këtë mënyrë dështuat. Shkarkoni trecerekun e kabinetit dhe vendosni tekniciene, pikerisht në ato ministry ku nevoja është më e madhe për përfaqësues të qytetarëve, për persona që u kanë premtuar, kanë komunikuar e janë votbesuar nga qytetarët.

Dhe si të mos mjaftonte secili e lë me një mijë e një probleme ministrinë e tij, duke ia besuar, drejtorëve e teknicinëve të panjohur për qytetarët, madje disa prej tyre të përfolur për afera korruptive.

Sipas analistëve të OXFORD Analytica: Protestat e e shumta në Tiranë janë Brenda një konteksti më të gjerë, të pakënaqësisë në rritje me jetën në Shqipëri, ekonomia në vështirësi, elita politike e shkëputur nga realiteti dhe institucionet publike janë të korruptuara dhe të kriminalizuara’ Kjo në fakt është e vërteta, e cila u vërtetua dhe në përgjimet e bëra publike dy ditë më parë, ku disa prej jush përfshiheni në punësime militantësh, e manipuloni konkurset e punësimit, nepotizmi e diletantizmi kanë uzurpuar administratën, një ndër kushtet për hapjen e negociatave, ishte dhe reforma në administratë, gjë që jo se bëni dot, po nuk dini nga t’ia nisni.

E vetmja alternativë është të sulmoni këdo, mediat kazan, gazetarët me një krahasim anadollak, kadrinj, studentët ngelës, qytetarët shpellarë…..e shumë epitete që nuk I kurseni kundrejt kujtdo që ju kujton e ju zbulon të vërtetat. Kështu mendoni t’ia hidhni? Fakti I pamohueshëm I konstatuar nga INSTAT që nga janari I vitit 2018 deri në nëntor të po këtij viti janë larguar nga Shqipëria 202 000 shqiptarë e asnjëri prej tyre nuk është kthyer me, Qytetarët po largohen të punojnë e vjelin prodhime në vendet fqinje ndërkohë që në Shqipëri tokat kanë mbetur djerrë, rrugë nuk ka, e subvencioneve fictive ne bujqesi u ka dale boja tashme., 29.000 familje kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike këtë vit, që sot enden rrugëve të papunë e në varfëri ekstreme.

Pagesa mujore e ndihmës ekonomike është nën minimumin jetik. Edhe pse numri I familjeve që marrin ndihmë ekonomike është përgjysmuar, pagesa për ndihmën ekonomike është 35% më e ulët se kufiri ndërkombëtar i minimumit jetik. 80% e policëve kanë aplikuar për lotarinë amerikane. 78 % e mjkëve kanë shprehur dëshirën për tu larguar nga Shqipëria, 66% e fëmijëve me aftësi të kufizuara jetojnë nën minimumin jetik Pensionistët me pensionin që marrin jetojnë nën minimumin jetik. Rritja e rrogave dhe pensioneve në këto 6 vite ka qënë ne masë fare qesharake. Varfëria ka mbuluar vendin nga veriu në jug. Migjeni do të pikëllohej me këtë realitet për të cilin shkruajti 80 vite më parë e është aq real sot fale jush, të cilët e mjeruat si kurrë ndonjëherë këtë vend. Roosvelt shkruan: ‘Kur arrini në fund të litarit lidhni një nyje dhe mbahuni’, E në fakt koha e ketij kryeministri ka mbaruar tashme. Ka lidhur prej kohesh disa nyje, te cilat po ia zgjidhin nje nga një qytetarët nga veriu në jug. Ky kryeministër që bashkëpunoi me banda, ky kryeministër që i fsheh e i dorëzon vetë krerët e bandave, ky kryeministër që nuk di të ndalet, do ketë fundin e merituar të një diktatori.

Të Lidhura

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe
Aktualitet

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe

9 Nëntor, 2025
Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme
Aktualitet

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme

9 Nëntor, 2025
Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme
Aktualitet

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme

7 Nëntor, 2025
Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?
Aktualitet

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?

6 Nëntor, 2025
Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!
Aktualitet

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!

5 Nëntor, 2025
Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe
Aktualitet

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe

9 Nëntor, 2025

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme
Aktualitet

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme

9 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 9 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 9 Nëntor 2025

9 Nëntor, 2025

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës
Show Biz

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

8 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com