InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Zotërinj qeveritarë amerikanë dhe britanikë, bëhuni patronazhistët e Davidit dhe jo të Goliathit dhe korrupsionit!

31 Korrik, 2022
in Opinione
A A
Zotërinj qeveritarë amerikanë dhe britanikë, bëhuni patronazhistët e Davidit  dhe jo  të Goliathit dhe korrupsionit!
Nga Ndriçim Kulla
Askush nuk mund të besojë racionalisht se e keqja e Shqipërisë është opozita dhe ajo duhet dërmuar plotësisht. Prandaj goditja e saj përsëri tani me non gratën britanike, në prag të hapjes së negociatave, bie erë myku diplomatik dhe qelbi inatçor. Ja, kjo kohë e ky modalitet i pakuptimtë, i patakt, dhe i paarsyeshëm në fakte e qëndrime, e vulosin më shumë dhe me bindshëm idenë popullore se edhe non-grata e parë qe thjeshtë një qokë e qarqeve të caktuara në favor të Edi Ramës dhe frikës që atë e ka kapluar nga rizgjimi i popullit opozitar.
Tani me gjithçka është ngritur në një nivel më të lartë. E gjitha kjo nuk ka të bëjë me Sali Berishën, as me dinjitetin e tij, as me hallin e madh që e ka zënë, siç nxjerr jargë gojëpërlyer propaganda qeveritare. E gjitha kjo ka të bëjë me Shqipërinë, me opozitarizmin dhe mua kjo më shqetson shumë dhe jo Sali Berisha. Po, po, të nderuar qeveritar amerikan dhe britanik, këmbëngulja juaj e padëgjuar ndonjëherë për të goditur për së dyti opozitën,që sapo organizohet e ngre kokën denjësisht, siç i ka hije një populli të fyer, përçmuar, zhvatur e masakruar ekonomikisht deri ne palce, kundra politikanëve të vetë hajdute të paskrupullt e arrogantë, mban shumë erë të qelbur prapaskenash e favoresh për qeverinë. Duhet të na shpjegoni, ju lutem, korrupsioni dhe minimi i demokracisë për shqiptarët e gjithë kësaj dekade të fundit çfarë emri ka, Sali Berisha apo Edi Rama?
Duhet të shihni me sytë tanë e të degjoni realitetin me veshët tanë, gjithë këtë dekadë, kush e kanabizoi Shqipërinë? A ka krim më masiv se ky për një vend, e përsëri ju nuk folët e nuk dënuat askënd, as me non-grata e as me ata mekanizmat tuaj të shumtë ndikues por në mënyrë të pabesueshme fokusoheni tek një njeri që ka 10 vjet që ka ikur nga pushteti ekzegutiv.. Kush e vodhi për 10 vitet e ardhshme Shqipërinë me skemat më të tmershme korruptive që edhe ju i dini mirë?! A ka vrasje masive më të madhe se kjo për të ardhmen e një vendi? Aty janë ministrat dhe qeveritarët e këtij korrupsioni, pse nuk i ndëshkuat dhe nuk po i ndëshkoni vallë ata dhe tani por krijoni alibinë e një liste sa për të qenë edhe Sali Berisha në këtë listë në mënyrë që ta diskretitoni atë e të plotësoni qokën e dikujt?
Pa as më të vogëlin respek nuk denjoni as të na jepni shpjegim, kur ne ju kërkojmë prova dhe fakte, por thjesht me arroganc na keni imponuar një vendim të pa precedent pa procedura dhe pa gjyq.Keni dënuar ndonjëherë në vëndin tuaj një njeri pa gjyq duke shkelur qartësisht parimet dhe normat mbi të cilën është ndërtuar qytetërimi dhe demokracia juaj dhe populli t’ua ketë pranuar?!. Po demokraci më të minuar a ka pë ne , kur ju lejuat Lulëzim Bashën, që pasi dogji mandatet, ia dhuroi pushtetin lokal falas në tavolinë, 60 me zero pushtetit që është në fuqi? A ka minim me tragjik të demokracisë se ky? A u shqetsuat ju për përqëndrimin e pushtetit në dorë të një njeriu me emrin Edi Rama që ka rikthyer luftë e klasave në këtë vend, e që na ndjek këmba këmbmbës edhe ne intelektualëve që e kundërshtojmë regjimin e tij që ka krijuar? Asgjë .Ju vazhdoni ta shihni Shqipërinë si në kohën Edward Gibbonit , kur historian dhe parlamentari britanik ironizonte elitat europiane që e trajtonin këtë vend si një teritor ekzotik dhe jo si një kombë që ka patur karriken e tij në tryezën e Rilindjes Europiane në kohën e Skënderbeut. Ne pritëm 4 vjet që ju të ndikonit me mekanizmat tuaj të dukshëm e të padukshëm për ta korrigjuar këtë tragjedi për popullin shqiptar, qoftë edhe duke neutralizuar autorin e saj, Lulëzim Bashën, ndërkohë që deri më sot e keni lënë të flasë përçart si i dehur kryeministrin tonë e të fryhet si gjeli në majë të plehut se gjoja ai ska çtë bëjë me këtë fitore, por se do qeverisë mirë. A kishte vallë kohë më të mirë për të ndërshkuar pozitën tonë që po shkonte nga krimi në krim ndaj demokracisë se sa kjo. Po ju përsëri nuk bëtë asgjë. Përkundrazi edhe sot i bëni sehir në mënyrë krejtësisht spektakolare pushtetit diktatorial që të pengoj fare hapur opozitën nëpërmjet gjykatave të kapura në mënyrë që të mos ketë të drejtën as të rregjistroj statutet formale e të pengohet pë aktivitetin e saj politikë. A ka cinizëm më të madh se ky ? A nuk është kjo në thelb një luftë kundra pluralizmit dhe demokracisë së një vëndi?!
Po kur shqiptarët panë me zë e me figure vjedhjen e votave nga shteti i tyre, çfarë mund të kuptonin ata me heshtjen tuaj, përveçse një padrejtësie të pashembullt në kurriz të tyre? Po kur panë me firmë e me vulë, po nga shteti i tyre vjedhjet qindra milionë euro në aferën e djegsave, të kamufluar pas pensionistëve dhe të vdekurve, ulërima e urrejtjes së tyre për këtë pushtet, që u pa gjërë e gjatë në protestën e 7 korrikut, si nuk ushtoi vallë edhe në veshët tuaj aq të ndjeshëm për tranparencën, demokracinë dhe antikorrupsionin? Po përsëri heshtje. Ah jo, dicka tjetër ngjau.
Pas protestës më të madhe opozitare të tranzicionit, në 7 korrik, çuditërisht goja lakmitare e kryeministrit, aq e stërvitur dhe e zhdërvjellët për të shpotitur, tallur e përçmuar u kyç për ditë të tëra në një heshtje të tmershme varri. Por jo, mëndja e tij pëverse shpiku një marifet tjetër, vendosi në përdorim një non-grata tjetër ,atë britanike , të stisur që kohë më parë në ambjentet ndërkombëtare e të sjellë në lojë pikerisht si një kundër-miting.
Kjo është arsyeja se gjithçka tani ska të bëjë më as me Berishën e Meten, por me opozitën, me Shqipërinë dhe popullin e saj. Kjo është arsyeja që dhe Edi Rama e ka kot me non-gratat e tij edhe në të ardhmen ( psh me skemën e “5 syve”), pasi kështu do ta telendisë më shumë imazhin e ndërkombëtarëve në sytë e shqiptarevë.
Sot Shqipëria po qanë për njerzit që po i ikin ,sidomos për ata të cilët regjimi po ua pamundësoi të jetuarit për arsye të luftës klasore që bën edhe para syve tuaj. Shqiptarët janë në një luftë për jetë a vdekje me rregjimin që po i shpopullon dhe i vret masivisht ekonomikisht, ndaj nuk do tua falin ndërkombëtarëve asnjë dyfishësi në këtë çast historik të jetës së tyre në liri. Kjo duhet të jetë e qartë si drita e diellit për të gjithë ju segmentë manipulatorë të qarqeve ndërkombëtare, që po veproni në kurriz të intetesave të shqiptarëve.Juve që me mesazhet e pa sinqerta të” non grates” na thoni se ne nuk iu lemë ti zgjidhni udhëheqësit tuaj.Juve na thoni bëni si themi ne se ndryushe do hani barë.
Ka ardhur koha që ta lini të pandikueshëm shpalosjen e lirë në vullnet e në veprime të sovranitetit popullor shqiptar. Ka ardhur koha që të demaskoni në këtë luftë të pabarabartë me pushtetin, Goliathin e korrupsionit dhe minimit të demokracisë, zotin Edi Rama, në luftën e tij me Davidin, sovranitetin popullor, madje të silleni edhe ashtu siç silleni me popujt tuaj. Ne nuk jemi popull eksperimentesh, si ato të zgjedhjeve lokale, as popull inferior që nuk kuptojmë, përkundrazi jemi një popull i besës dhe besimit. Jemi populli më proamerikan dhe më proevropian, këtë mos e harroni, ndaj duam një trajtim të po njësojtë.
Madje, për të përdorur një shprehje aq te dashur nga kryeministri i skandaleve të nxjerrjes masive të të gjitha të dhënave personale në shesh dhe i patronazhistëve e spiunëve, bëhuni patronazhistët e Davidit, mbrojtësit e më të voglit,më të pafuqishmit, më të papushtetshmit. Kjo është historia juaj, demokracia dhe fisnikëria juaj proverbiale, që në rastin tonë aktualisht nuk po e respektoni. Tek e fundit edhe fuqia hyjnore i takon pikërisht Davidit

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com