Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj sulmit të bërë nga kryeministri Rama për Zërin e Amerikës.
Basha deklaron se Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin.
Sipas tij, për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo.
Postimi i plotë:
Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!