InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Dhuna në famije, reagon psikologia Lekli: Ndëshkim maksimal për ata që guxojnë të ngrenë dorë mbi femrën!

24 Mars, 2022
in InfoPress, Lajme, Sociale
A A
Dhuna në famije, reagon psikologia Lekli: Ndëshkim maksimal për ata që guxojnë të ngrenë dorë mbi femrën!

Nga Marsela LEKLI, psikologe

“Dhuna ndaj grave është ndër shkeljet më të turpshme të të drejtave njerëzore”, do të shprehej Kofi Annan,

Ky nënvizim i ish Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, m’u kujtua teksa dëgjoja rastin horror të ditës së sotme, ku burri  hedh nga ballkoni gruan e tij.

Janë të shumtë artikujt rreth dhunës ndaj grave dhe vajzave që po kthehen në kryelajm në Shqipëri. Ky fenomen, tashmë është panorama e qartë e një shoqërie që është zhytur në spiralen e bjerrjes së vlerave morale dhe shpirtërore të saj, dha nga ku ngjizet dhunshëm egoja maskiliste, e cila ushqehet me indikatorët social-ekonomikë dhe prodhon këtë situatë alarmante, ku statistikat dëshmojnë provincialitetin dhe primitivitetin e qasjes sonë ndaj qytetërimit.

Të gjithë e njohim dhe të gjithë e pohojmë njëzëri se dhuna ndaj grave është një nga fenomenet me të rënda, me cilin përballet sot shoqëria shqiptare. Ajo është e përhapur kudo, si nga pikëpamja fizike, ashtu dhe nga ajo psikologjike, por përballë rasteve që shtohen dita-ditës, natyrshëm lind nevoja e hartimit të një strategjie komëbëtare, me prioritet absolut parandalimin e dhunës në familje.

Shoqëria ka nevojë t’i adresojë dukuritë, që kërcënojnë mbarëvajtjen e saj dhe mirëqenien e qytetarit. Përpjekjet duhet të përqendrohen në veçanti në krijimin e një ambienti, në të cilën fëmijët tanë rriten me kujdes, dashuri, dhe qasje në shkollim në frymën e edukatës, të lirë nga dhuna dhe stereotipet gjinore. Një qasje e tillë afatgjatë do të sigurojë zbatimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave të tjera që ne i ndajmë me civilizimin evropian.

Një faktor shumë i rëndësishëm në parandalimin e dhunës në familje, është komuniteti, dita-ditës i ndërgjegjësuar tashmë për impaktin negativ dhe pasojat që sjell ky fenomen. Të gjithë anëtarët e komunitetit, përfshirë këtu individët, organizatat dhe institucionet e ndryshme, politikë bërësit dhe sistemi ligjor duhet të jenë të bashkuar në përpjekjet e tyre për të siguruar dhënien fund çdo dhune me bazë gjinore, duke përfshirë dhunën dhe abuzimin ndaj grave dhe fëmijëve.

Prandaj, së bashku, le të angazhohemi dhe të vlerësojmë potencialisht këtë sfidë të madhe të shoqërisë sonë. Dhuna në familje shkatërron jetët, trondit trungun e familjes së shëndoshë, përçan komunitetin dhe pengon zhvillimin dhe prosperitetin e shoqërisë, ndaj dhe apeli im, shkon për të gjithë institucionet ligjzbatuese që të veprojnë me rreptësinë më të madhe ndaj të gjithëve atyre që guxojnë të ngrenë dorë mbi femrën.

Të Lidhura

Viti i ri shkollor me rregulla të forta: Ndalohen celularët, bullizmi në “shënjestër” 
Sociale

Viti i ri shkollor me rregulla të forta: Ndalohen celularët, bullizmi në “shënjestër” 

24 Gusht, 2025
HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri
Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri

16 Qershor, 2025
Msc.Marsela Lekli, Psikologe/ Psikoterapiste: “Një heshtje që bërtet fort – Gjendja e shëndetit mendor dhe rritja alarmante e vetëvrasjeve”
Sociale

Msc.Marsela Lekli, Psikologe/ Psikoterapiste: “Një heshtje që bërtet fort – Gjendja e shëndetit mendor dhe rritja alarmante e vetëvrasjeve”

11 Qershor, 2025
Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025
Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit

17 Prill, 2025
20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online
Sociale

20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online

10 Prill, 2025

TË FUNDIT

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës
Show Biz

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës

16 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 16 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 16 Shtator 2025

16 Shtator, 2025

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com