Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, teksa publikon deklaratën e Ramës, i cili në prill të këtij viti, u shpreh se kompanitë që kanë me koncesion Rrugën e Kombit, kanë blerë 20 borëpastruese, dhe ku sipas tij, në këtë mënyrë nuk do te ketë bllokim qarkullimi nga reshjet e dendura të borës, ajo permes pamjeve te rrugës së bllokuar, i drejtohet kryeministrit: “Kush do mbajë përgjegjësi për bllokimin e rrugëve dhe paralizimin e qarkullimit? Qeveria apo oligarkët?”.
Reagimi i Zhupës:
Dëbora që nxiu propagandën qeveritare dhe zbardhi vjedhjen me rrugën e kombit.
Dhënia me koncension e rrugës së kombit kompanive Salillari dhe Kastrati, u bë mepretendimin se mirëmbajtja e saj do bëhej me mirë nga privati po të paguanin qytetaret 10 euro extra cdo vajtje-ardhje.
Ku janë 20 borëpastrueset mercedez benz që thoshte Rama (qe flet në konference sikur të jete përfaqesues i koncensionarit)!! Ku është pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugës që kemi 5 muaj qe e paguajnë dyfish? Kush do mbaj pergjegjesi per bllokimin e rrugëve dhe paralizimin e qarkullimit? Qeveria apo oligarket?
https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/1116928185154750/