Në kohën e kirurgjisë plastike, botoksit dhe silikonit, trysnia sidomos në botën e showbizit dhe kinematografisë për të qenë e pëlqyer është e madhe.
Por këto ndërhyrje, shpeshherë vijnë me koston e tjetërsimit të tipareve, dhe në atë përpjekjen e dëshpëruar në kërkim të të bukurës dhe rinisë së përjetshme, ato që i hyjne kesaj rruge, mund të përballen edhe me efektin e kundërt.
Megjithate përballë këtyre shembujve të sotëm, kemi ato të bukurisë së thjeshte dhe natyrale që nuk venitet asnjëherë, dhe të cilën vitet vetëm sa e fisnikërojnë.
Ja disa nga aktoret më të hijshme të kinematografisë sonë qe kane shkelqyer pavaresisht se nuk kane pasur nderhyrje kirurgjikale, por kane qene te thjeshta.
Ne kohen e periudhes se kinostudios “Shqiperia e Re”, aktoret ishin mjaft te kualifikuara dhe ishin shume te thjeshta. Ata pelqeheshin ashtu sic ishin.
Nje pyetje qe del nga zemra eshte se kush ishte aktorja e preferuar? Por te gjitha ishin fantastike dhe na kane dhuruar role te jashtezakonshme.






















