Ronela Hajati është fituesja e Festivalit të 60-të të këngës, në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion vitin e ardhshëm me këngën “Sekret”.
Mes lotësh Ronela e emocionuar tha se kjo kupë i dedikohet të atit të saj të ndjerë.
“Kjo kupë i dedikohet vetëm babës tim”, tha ajo.