InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ngjyra juaj e syve ndikon në depresionin gjatë dimrit

7 Janar, 2019
in Artikuj, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Ngjyra juaj e syve ndikon në depresionin gjatë dimrit

Për disa njerëz temperaturat e ftohta dhe ditët më të shkurtra sjellin ndër mend mrekullitë e stinës së ftohtë, netë komode pranë oxhakut me zjarrin bubulak. Por, për të tjerë kjo stinë përkthehet në dëshpërim, mërzitje. Shkencëtarët thonë se mund të ketë një indikacion se pse disa njerëz vuajnë nga çrregullimi emocional sezonal (SAD) ndërsa të tjerë jo. Sipas një studimi të kohëve të fundit, ngjyra e syve mund të luajë një rol të rëndësishëm.

Hulumtimi i ri, i botuar në revistën e Shkencës dhe Psikologjisë së Sjelljes, zbuloi se njerëzit me sy të çelët ose të kaltër tentonin të kishin më pak disponibilitet sezonal gjatë dimrit, si edhe probleme me peshën, oreksin, gjumin dhe aktivitetin social. Studimi përfshinte 175 studentë universitar dhe të diplomuar nga Jugu i Uellsit dhe Qipro, me një moshë mesatare afro 24 vjeç.

“Arsyeja pse ngjyra e syve mund t’i bëjë disa njerëz më të prirur ndaj depresionit ose ndryshimeve të humorit mund të jenë për shkak të sasisë së dritës që mund të procesojnë sytë e një individi”, shkruan Lance Workman, PhD, autori kryesor i studimit dhe profesor i psikologjisë në Universitetin e Uellsit.

Sytë me më pak pigment blu ose gri, për shembull, janë më të ndjeshëm ndaj dritës, që do të thotë se ata nuk kanë nevojë të absorbojnë aq shumë për qelizat e tyre retinale për të marrë dhe përpunuar imazhe. Kjo gjithashtu do të thotë, se njerëzit me nuanca të syve të hapura lëshojnë më pak melatonin gjatë vjeshtës dhe dimrit. Melatonina është një hormon i prodhuar nga trupi që na ndihmon të kalojmë në gjumë. Por, disa ekspertë besojnë se shumë melatonin ose një çekuilibër i melatoninës dhe serotoninës, një tjetër hormon që rregullon gjendjen e humorit mund t’i bëjë njerëzit të ndihen të lodhur ose të depresuar.

Image

Prandaj, Workman shkroi, njerëzit me nuancë sysh të hapur prodhojnë melatonin më pak dhe mund të kenë “rezistencë ndaj çrregullimeve emocionale sezonale”, edhe pse ai thekson se nuk është garanci kundër depresionit të dimrit. Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar gjithashtu që njerëzit me sy kafe ose të errët kanë më shumë gjasa të jenë në depresion sesa ato me nuancë blu.

Natyrisht, Workman thotë se ngjyra e syrit nuk është aspak faktori i vetëm që përcakton nëse një person do të zhvillojë depresionin sezonal apo jo. Edhe njerëzit që shpenzojnë shumë orë në ambiente të mbyllura janë gjithashtu më të prekshëm ndaj rënies në depresion.

Të Lidhura

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026
Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com