InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Atdheu dhemb më shumë në dhe të huaj

8 Nëntor, 2021
in Kulturë, Të ndryshme
A A
Atdheu dhemb më shumë në dhe të huaj

(Shënime për librin me poezi “Dhimbje dhe mall” të autores Aishe Musta Aliçkaj)

Nga Rexhep POLISI

Atdheu-nëna-emigrimi! Ky është trinomi i tematikës së poezive të librit “Dhimbje dhe mall” i autores Aishe Musta Aliçkaj, botuar nga “Toena”. Është një libër që pasi e ke përfunduar së lexuari të emocionon dhe të fut në mendime. Duke qenë në emigrim prej shumë vitesh autorja e ndjen mungesën e vendlindjes dhe ndjen dhembje e mall për vendin e saj, për njerëzit dhe për gjithçka.
Malli, dashuria dhe trishtimi që e pushton autoren herë-herë për Atdheun, nënën, tokën amë ku lindi dhe u rrit kanë ndikuar thellësisht në krijimtarinë e saj poetike. Autorja ndonëse jeton në një vend të huaj mendjen dhe zemrën e ka tek Shqipëria dhe Atdheu dhemb më shumë në dhe të huaj. Poezitë e saj janë të ndjera dhe përcjellin emocion tek lexuesi.
Në mjaft poezi të këtij libri autorja na përcjell motive nga folklori ynë i pasur me figuracion dhe larmishmëri ngjyrash poetike.
Në poezitë kushtuar nënës autorja shpalos dashurinë dhe mallin, por edhe trishtimin që herë-herë e bën atë të bjerë në dëshpërim pasi nuk mund të rrijë pa e parë, pa e përkëdhelur apo pa e përaqfuar nënën sepse ndodhet larg saj, shumë larg. /Nëna ime je sëmurë/ Se unë t’u largova shumë,/ Larg në atë udhë/ Kaptuar fusha e male,/ Mbytur në një det me halle/. O Kurbet kërma/, Më ndave përjetë nga nëna/! (“Nënë më je ligështuar”).
Nëna e saj është sëmurë sepse nuk e ka pranë vajzën, nuk ka pranë një pjesë të shpirtit të saj, ndaj edhe lëngon. Por edhe vajza e saj në mërgim e ndjen edhe më shumë peshën e dhembjes për nënën ndaj edhe lëshon një klithmë në vragjet e saj: O Kurbet kërma/, Më ndave përjetë nga nëna/! Sa dhembje e mall përcjellin këto vragje!
Poetja jeton në dhe të huaj, por asnjë çast nuk harron vendin e saj, njerëzit që njeh, por edhe ata të panjohurit. Ajo jeton me situatën e vendit të saj, me hallet dhe vuajtjet e njerëzve në Atdheun që e ka përherë në zemër. Ajo përcjell me dhembje kronikat e ngjarve të vendit të saj, ndjen dhembje e trishtim kur lexon për tragjeditë që ndodhin në tokën amë.
/Një nënë u vra/, Një hyjni u nda nga engjëjt e vet,/ S’ka më Perëndi për ta,/ Oh, ç’kiamet/! Poetja e përjeton dhembjen e vrasjes së një nëne, njëlloj si për nënën e saj. Dhe më tej autorja shtron pyetjen; /Përse jeta po vritet/ E lulet nuk rriten/ Në Atdheun tim/? (“Pena ime buron këngë”).
Shumë poezi të këtij libri përcjellim mesazhe dashurie, ato janë shkruajtur me ndjenjë dhe e bëjnë lexuesin të ndjehet mirë. /Dashuri e malluar/ Më mban gjallë, të mbaj në gji,/ Kur fle gjumë e kur jam zgjuar,/ Në sy e shkruar më rri/… (Të kam në sy e në buzë).
Autorja mbështetet fort në tabanin folklorik dhe mjaft poezi burojnë prej andej; /Unë u rrita bashkë me këngën/, Kur në djep në gjumë më vinin/, Mijëra fjalë si xixëllonja/ Si kurorë përreth më rrinin/. (“Pena ime buron këngë”).
Një vend të veçantë në këtë libër poetik zënë edhe poezitë për vendlidjen e autorës, për Dukatin por edhe detin, për të cili autorja shkruan se, “është i dashur, por plot mister”.
/Të dua, o det i dashur plot mister/, Të dua, o diell dhe ty freski/, Ti sjell në shpirtin tim veç pranverë/, Si dikur në vendin tim në rini/. (“Të dua o det”).
/Nga natyra vend i bukur?, Fshati im, Dukati im/, Unë te ti ndihem si flutur/, Ngaqë jam në vendin tim/. Det i kaltër valë-valë/, Të larg gjoksin, të lag gjirin…/. (“Dukati im”).
Tematika sociale ze një vend të veçantë në këtë libër, ku mund të përmendim poezitë, “I droguari”, “Pabesia”, “Unë njeriun lind”, “Fëmija i braktisur”, “Njeri i lig”, etj.
Në poezitë e autores Aishe Musta Aliçkaj shpaloset dashuria, por edhe dhimbja shpirtërore. /Na erdhi herët kjo vjeshtë,/ Koha rrokulliset, ne s’e kuptojmë,/ Përse këndojmë? S’e dimë as vetë,/ Si të marrë ditëlindjen fesatojmë/. (“Herët erdhi kjo vjeshtë”).
Poezia e Aliçkajt është jetësore, e ndjerë dhe e kthjellët. Për këtë arsye, të befason më fort duke zbuluar pamjen e realitetit të sotëm dhe përjetimet e përditshme. Është mesazhi që kumton poezia me gjuhën e saj të veçantë, përmes përjetimit emocional, befasisë dhe gjallërisë së fjalës e të vargut.
Këto tipare që dallojnë poezinë e saj na bëjnë të shpresojmë në një fuqizim e gjallërim të mëtejshëm të poezisë, në një zgjerim e thellim të botës ideoemocionale, në një paraqitje më të gjerë e më të shumanëshme të realitetit e të kohës që jetojmë.

Të Lidhura

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D
Të ndryshme

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D

8 Nëntor, 2025
Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është
Të ndryshme

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është

6 Nëntor, 2025
PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali
Kulturë

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali

6 Nëntor, 2025
Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor
Të ndryshme

Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

6 Nëntor, 2025
Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!
Kulturë

Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!

5 Nëntor, 2025
A duhet ngrënë bananja në mëngjes?
Të ndryshme

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?

5 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës
Show Biz

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

8 Nëntor, 2025

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja
Show Biz

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

8 Nëntor, 2025

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D
Të ndryshme

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D

8 Nëntor, 2025

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme
Aktualitet

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme

7 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com