Nga Fatmir GUDA
Atëmot të ’90-ës Ramizi u doli përpara rinisë dhe si skile e vjetër ca i la të bënin PD-në; e ç’tepëroi e sistemoi tek partia që do trashëgonte Partinë e Punës.
Sot Ramizët janë shumëfishuar gjithandej e janë shndëruar në kameleonë shumë më të rrezikshëm, pasi ata nuk dalin më përballë, po tinëzisht nga pas kurrizit dhe nëpër veshë të rinjsh të kultivuar nëpër bahçet e pushtetit të tyre u çuçurijnë që t’ua ngasin djallësisht sedrën e moshës me kariera të dhuruara e të pamerituara!
Ata kanë kohë që e kanë burokratizuar rininë nëpër zyra duke e joshur me kocka pushteti duke ja bjerur e skllavëruar dinjitetin dhe misionin.
E kanë izoluar atë nga rinia e vërtetë, e cila në masë prej dëshpërimit dhe mungesës së shpresës po ja mbath nga sytë këmbët për ta ndërtuar jetën e tyre diku gjetkë në perëndim, në atë copë Evrope që prindrit e tyre dështuan me turp tua ndërtonin në atdheun e tyre …











