I ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE” në Top Channel, ish-deputeti Eduart Ndocaj, përmes video-komunikimit ka cekur një temë interesante që dëshmon botëkuptimin e tij dhe formimin perëndimor që ai ka.
Duke folur për testamentet dhe natyrën e tyre në raport me trashëgiminë e pasurisë, Ndocaj ka theksuar se shqiptarët kanë një qasje të gabuar, duke u mjaftuar me shprehjen se “fëmijëve ua kemi plotësuar të gjitha kushtet”, cka dëshmon formën më të keqe të edukimit dhe prindërimit, pasi tek fëmijët gjithmonë duhet të ketë gjëra që mungojnë, ndaj dhe do ishte më e drejtë që prindërit të financonin në arsimim dhe projekte për të ardhmen e tyre.
Sa i takon trashëgimtarit të pasurive të tij, ish-deputeti nënvizoi se kjo temë nuk është hapur në familje, por theksoi se pasuria e tij trashëgohet në përpjesëtim të drejtë dhe se fëmijët e tij, duhet të punojnë për të mbajtur bizneset dhe të dëshmojnë aftësi në menaxhimin e tyre.










