InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pesë fiset e Kosovës dhe legjendat e epiteteve të tyre

19 Gusht, 2021
in Artikuj, InfoPress, Të ndryshme
A A
Pesë fiset e Kosovës dhe legjendat e epiteteve të tyre

Cilat janë fiset e Kosovës që janë ndër më të njohurit e përhapurit? Një fjalë e urtë popullore thotë: “Menja e Gashit, syni i Krasniqës, inati i Berishës, trimnia e Kelmenit, gjarpnia e Thaçit.” Për çfarë bëhet fjalë ekzaktësisht? 

Në të vëretetë po flasim për fiset shqiptare. Nisur nga libri “Mbiemrat e shqiptarëve të Kosovës – prejardhja dhe shpërndarja rajonale” shkruar nga Ali Caka dhe libri “Fiset Shqiptare” shkruar nga Robert Elsie, po ju sjellim zbërthimin e kësaj fjale të urtë. Shqiptarët siç mund edhe ta dini janë organizuar gjithmonë në fise dhe në po atë mënyrë kanë ndërtuar dhe emërtuar edhe tokat e tyre.

Fiset e mësipërme janë edhe fiset kryesore që u shtrinë nga skaji i veriut të Shqipërisë dhe më vonë u zgjeruan në të gjithë Kosovën. Ndaj, sot në këtë artikull do t’ju sjellim fiset kryesore të Kosovës, shpjegimin e epiteteve të tyre dhe në artikullin e radhës disa nga fiset shqiptare.

1. Menja e Gashit

Gashi është një mbiemër shumë i përhapur, veçanërisht në Kosovë, ku ka vendbanime të gashëve në Prishtinë dhe rreth e rrotull Prishtinës (veçanërisht në Mramor), rreth Gjilanit, Klinës dhe Ferizajt. Megjithëse, mendohet se Gashi ka qenë fisi i parë në rajonin e Tropojës, para ardhjes së fisit Krasniqë. Fisi Gashi, konsiderohet si një fis i mençur dhe i urtë. Shpesh ftoheshin në tryeza për të zgjidhur probleme e mosmarrëveshje me urtësinë e tyre.

2. Syni i Krasniqës

Ashtu si fisi i Gashit edhe fisi i Krasniqës e ka prejardhjen në qarkun e Tropojës në verilindje të Shqipërisë. Sipas referencave thuhet se fisi i Krasniqës ka prejardhjen prej Bosnjës. Stërgjyshi i fisit të Krasniqës ishte Kolë Mekshi, prej të cilit u formua edhe dega e Krasniqës. Fisi i Krasniqës është i njohur si fis malësorësh dhe shquhet për syçeltësi. Të kthjellët dhe të shkathët në tregti ata kanë zotëruar tregun kryesor në Gjakovë.

3. Inati i Berishës

Rajoni i fisit të Berishës ndodhet në jug të lumit Drin, në qarkun e sotshëm të Pukës. Në fakt mbiemri Berisha është regjistruar si Berisa më 1691, në hartën e hartografit venedikas, Francesko Maria Koronelli. Berisha është mbiemër shumë i njohur, vecanërisht në Kosovë. Në mesin e fiseve malësore, fisit Berisha i ka dalë nami për inatin dhe mërinë që mban. Sipas një legjende, Skëndërbeu mallkoi Berishën e Muhurrit kur mori vesh se po bashkëpunonte me turqit dhe ndryshoi nga feja e krishtertë në atë muslimane.

Or Berish, Berish qeni,
Kërkund vend mos t’zanë kuvendi,
Si n’të raj, si në pleqnajë,
Kurrë mos u bëfsh tri shpajë.

4. Gjarpnia e Thaçit

Edhe fisi i Thaçit i përket qarkut të Pukës, në anën jugore të Lumit të Drinit, në Shqipërinë e Veriut. Thaçi ka qënë fis katolik ashtu si fiset e tjera që përmënda më sipër. Me prejardhje nga fisi i Thaçit është fisi i Vokshit, i cili u vendos në Kosovë, Fisi i Thaçit njihet për veçoritë e finokërisë dhe të dredhisë.

5. Trimnia e Kelmendit

Rajoni i fisit të Kelmendit gjendet në rrethin e sotshëm të Malësisë së Madhe, në pjesën veriore dhe më të izoluar të Shqipërisë. Kelmendi i cili është edhe emër i zakonshëm familjar, veçanërisht në Kosovë, lidhet me emrin e Shën Klementit në saj të ndikimit të kishës Katolike. Shkrimtari venedikas, Marino Bolica, raportonte se ky fis përbëhej nga burra të armatosur deri në dhëmbë, burra të paepur, të rreptë, trima dhe grabitqarë të mëdhenj.

Të Lidhura

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

TË FUNDIT

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com