InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

-Rrëfehet i moshuari me shkop që u dhunua nga policët e Erion Veliajt: Policët si Gangestera më hodhën shkopin, më thyen sendet dhe…

21 Korrik, 2021
in Aktualitet, InfoPress
A A
-Rrëfehet i moshuari me shkop që u dhunua nga policët e Erion Veliajt: Policët si Gangestera më hodhën shkopin, më thyen sendet dhe…

Kujtim Rexh Musaj është 81-vjeçari që u dhunua nga Policia Bashkiake një javë më parë. I moshuari rrëfen për SYRI TV, se detyrohej të shiste objekte të vjetra, pasi me pensionin që merr nuk blen dot as ilaçet për sëmundjen e rëndë.

Por përpos sfidave të jetës, ai duhet të përballet edhe me dhunën e Policive të Erion Veliajt. Pa një përkrahje, pa mundësinë që të sigurojë ato pak qindarka për të jetuar, 81-vjeçari shprehet se e vetmja zgjidhje që i ka mbetur është largimi nga Tirana.

Ky është Kujtim Rexh Musaj, 81-vjeçari që një javë më parë u dhunua nga efektivë të Policisë Bashkiake, pasi shiste objekte të vjetra për të siguruar mbijetesën, sepse pensioni i ulët që merr nuk i del as për plotësimin e nevojave minimale jetike.

I detyruar nga skamja, 81-vjeçari Musaj del çdo ditë për të siguruar ndonjë qindarkë për të siguruar ushqimin, pasi pensioni që merr nga 57 vite punë si montator në Vaun e Dejës, nuk i del as per ilaçet. Çdo ditë, 81-vjeçari del në zonën ku jeton për të shitur disa objekte të vjetra, por siç tregon ai vetë, shpesh kthehet edhe duarbosh në shtëpi, pa siguruar ato pak qindarka për të blerë ushqimin e përditshëm.

Sikur të mos mjaftonin sfidat e jetës, por vite më parë, 81-vjeçari Kujtim Rexh Musaji, ka kaluar edhe Ishemi cerebrale dhe shkopi të cilin polici bashkiak ja hedh pas dhunës e përplasjes fizike, është miku më i mirë që e mban në këmbë pa të cilin nuk mund të eci.

Por duket se policët e Ermal Kapllanit dhe Erion veliajt, nuk e përfunduan nxjerrjen e dufit ndaj 81-vjeçarit dhe vendosën që ta shoqërojnë në Komisariat. Ironike por edhe skandaloze, efektivët që duken qartë në pamje për sjelljen agresive ndaj të moshuarit e akuzojnë për dhunë. Por duket se  Oficerët e Policisë që morën denoncimin e Policëve Bashkiakë, kanë reflektuar në moment, e siç tregon i moshuari i kanë tërhequr vëmendje për sjelljen dhe se kanë bërë gabim që e kanë shoqëruar.

Dhe Kujtim Rexh Musaji, me sinqeritetin e një të moshuari, shprehet se po mbronte objektet që po i vidhnin dhe i është kundërpërgjigjur agresivitetit të Policëve Bashkiakë

Por ky nuk është rasti i parë që 81-vjeçari Kujtim Rexh Musaj, përballet me agresivitetin e Policëve Bashkiakë, ai tregon se edhe pak kohë më parë është gjobitur me 30 mijë lekë.

Veç thyerjes së sendeve që po shiste, Policët Bashkiakë, nuk kanë kursyer as disa veshmbathje të tij, që siç tregon 81-vjeçari i kishte mbledhur që t’ia jepte të motrës, e cila po ashtu ishte në gjendje të vështirë ekonomike. I ndodhur në kushte të mjerueshme, nën terrorin e policëve bashkiakë dhe pamundësinë për të siguruar jetesën, 81-vjeçari rrëfen se i ka mbetur veç një mundësi, të iki nga Tirana.

Të Lidhura

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025
Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor
Aktualitet

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor

15 Shtator, 2025
E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël
Aktualitet

E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël

14 Shtator, 2025
E dini se kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale? Ajo është aktore dhe ekziston vërtet (EMRI)
Aktualitet

E dini se kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale? Ajo është aktore dhe ekziston vërtet (EMRI)

13 Shtator, 2025
Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën
Aktualitet

Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën

13 Shtator, 2025
Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë
Aktualitet

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës
Show Biz

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës

16 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 16 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 16 Shtator 2025

16 Shtator, 2025

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com