InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Trysnia e teknologjisë ka nxitur tek të rinjtë braktisjen ndaj të lexuarit!/ Nga Denada Dapellari

21 Qershor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Trysnia e teknologjisë ka nxitur tek të rinjtë braktisjen ndaj të lexuarit!/ Nga Denada Dapellari

Nga Denda DAPELLARI

Në ditët e sotme, interesi për librin është gjithnjë e më shumë në zbehje totale, ku krahas trysnisë së teknologjisë, ka luajtur një rol edhe kurrikula mësimore, e cila është shumë e ngarkuar me aspektet e saj shkencore dhe nuk ka një qasje të duhur në krijimin e një të lexuari që tërheq dhe imponon fëmijët dhe adoleshentët drejt shijes artistike, por përkundrazi, ka nxitur braktisjen ndaj të lexuarit.

Leximi për shumëkënd nuk është vetëm një çelës që të çon drejt një suksesi akademik, por dhe mbi të gjitha përbën një nga burimet më të mëdha të kënaqësisë që mund të përjetojë një qenie njerëzore.

E megjithatë, shumë të rinj e kanë shumë të vështirë që ta lidhin aktin e të lexuarit me kënaqësinë, në epokën e “internetit”.

Rrjetet sociale përdoren jo vetëm gjatë kohës së lirë por edhe në praninë e njerëzve të tjerë, në autobuz, në kafe, në takime të rëndësishme etj.

Adoleshentët shqiptarë duket se nuk e kanë fort dëshirë të lexuarin në përgjithësi. Ndonëse njohin mirë markat më të reja të celularëve, makinat më të shtrenjta apo tendencat e modës, po t’i pyesësh për autorë librash, që moshatarët e tyre të dikurshëm i dinin në majë të gishtave, zor se të kthejnë përgjigje. Një pjesë e mirë e prindërve bëjnë ç’të mundin duke i këshilluar, të tjerë i lënë të lirë. Por ajo çka dihet me siguri është se pasojat e kësaj “krize” në marrëdhënien me librin dhe leximin në tërësi, kanë prekur të gjithë brezin. Ato janë të pakthyeshme sa i përket formimit të adoleshentëve, të cilët, pas pak vitesh, do të duhet të jenë të denjë për të mbajtur një pozicion pune.

Fenomeni i braktisjes së librave po zgjerohet. Të prirur rreth jetës së qejfit, të rinjtë po orientohen rreth gjerave më të thjeshta, duke mos preferuar më librat jashtëshkollorë. Madje, shumë prej tyre, mjafton të bëjnë një kërkim në internet rreth një autori apo vepre të caktuar, aty mund të gjejnë informacione pa fund mbi veprën. Tashmë moshat e reja kanë një fluks informacionesh në adresa dhe forume të ndryshme. Ndonëse ndjesia që të fal leximi i një vepre “bestseller” është më i madh, të rinjtë e sotëm preferojnë rrugën më të shkurtër – atë të të marrit gjërat gati. Për shkak të raportit me teknologjinë si mjet i gatshëm  dhe “dembelizmit“ të tyre ndaj të lexuarit, të rinjtë e sotëm kanë një mungesë të theksuar fjalori apo fiksioni.

Nisur nga kjo premisë, mendoj se duhet hartuar një strategji afatgjatë, e kombinuar me shumë aktorë dhe faktorë, të ciltë do të projektojnë rrugën e afrimit të lexuesit me librin, si dhe do të ndërtojnë një vizion që i shërben përmirësimit të dukshëm të marërdhënies lexues-libër. Institucionte përkatëse, si biliotekat dhe shkollat duhet të jenë më fleksibile në raport me këtë synim dhe të hartojnë praktika të thjeshta që mundësojnë kapërcimin e kësaj krize.

Të Lidhura

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë
Aktualitet

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

7 Korrik, 2025

Temperaturat sot deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i MOTIT për këtë të hënë
Aktualitet

Temperaturat sot deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i MOTIT për këtë të hënë

7 Korrik, 2025

Shkoi për koncert, Noizy ndalohet në Zvicër!
Show Biz

Shkoi për koncert, Noizy ndalohet në Zvicër!

7 Korrik, 2025

Nga Ronaldo te Trump: 8 njerëzit më të FAMSHËM në botë për vitin 2025
Show Biz

Nga Ronaldo te Trump: 8 njerëzit më të FAMSHËM në botë për vitin 2025

7 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com