InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbulohet skandali: Akt i fshehtë normativ, Rama financon 1.5 milionë dollarë klientin e tij Safet Gjici

27 Dhjetor, 2018
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Zbulohet skandali: Akt i fshehtë normativ, Rama financon 1.5 milionë dollarë klientin e tij Safet Gjici

Partia Demokratike denoncon se qeverisja e Edi Ramës është një dështim për arkën e parave publike, por jo për xhepin e miqve, klientëve dhe atyre me të cilët Edi Rama synon të blejë zgjedhjet, ku Safet Gjici është njëri prej tyre.

Këshilltari për ekonominë në PD, Dorian Teliti, tha se në 11 muaj, dështimi në mbledhjen e të ardhurave është spektakolar.

Po ashtu ai nënvizoi se buxhetit të shtetit i mungojnë 122 milionë dollarë, dëshmi kjo sipas tij, e krizës ekonomike të familjeve shqiptare dhe e abuzimeve korruptive në tatime dhe dogana.

Ai denoncoi se klientët me të cilët Rama mban pushtetin, nuk e ndjejnë krizën, sepse paratë që duhet të shkonin, për shembull për të financuar studimet dhe jetesën e studentëve në varfëri ekstreme ekonomike, i merr Safet Gjici, kandidati i përhershëm i Edi Ramës për Kukësin.

“Me aktin e fshehtë normativ, Edi Rama i ka shkurtuar investimet në arsim, por i ka dhënë Safet Gjicit 1.5 milionë dollarë për një punë, për të cilën ai nuk ka lidhur kontratë me qeverinë, por me Universitetin e Durrësit. Nëpërmjet kompanisë “Kevin Construction”, Safet Gjici ka lidhur kontratë prej 5 milionë dollarë me këtë universitet, i cili, sipas dokumenteve të tenderit, duhej të financohej plotësisht nga të ardhurat e vetë Universitetit. Në realitet është ndryshe. Në këtë rast qeveria është treguar plotësisht klienteliste. Në vend që të shlyejë rreth 240 milionë dollarë detyrime të prapambetura, të konstatuara nga FMN, qeveria e Edi Ramës mbush xhepin e Safet Gjicit me 1.5 milionë dollarë për një projekt ku ajo nuk ka asnjë detyrim”, u shpreh Teliti.

Ai shtoi se në Shqipëri janë me dhjetëra projektet që Universitetet kanë kontraktuar me kompanitë private, por Edi Rama ka përzgjedhur të financojë vetëm njërin prej tyre, atë të klientit Safet Gjici.

Po ashtu deklaroi se në 5 vitet e qeverisjes së Edi Ramës, Safet Gjici ka marrë rreth 30 milionë dollarë tendera, shumicën e të cilëve pa garë apo me garë fiktive.

Ndër të tjera tha se, 30 milionë dollarë janë të mjaftueshme për të nisur ngritjen e një infrastrukture moderne, me auditorë, biblioteka dhe pajisje laboratorike për të gjithë universitetet e vendit.

“Qeveria ka detyrimin të përgjigjet sot përse, mes dhjetëra projekteve të tjera, ka përzgjedhur të financojë me 1.5 milionë dollarë vetëm kompaninë e Safet Gjicit, kandidatit të tij për Kukësin”, deklaroi në mbyllje Dorian Teliti.


Të Lidhura

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025
Dita e Rinisë më 8 dhjetor/ Belind Këlliçi apel të rinjve: Bashkojuni Foltores tek kryeministria
Aktualitet

Dita e Rinisë më 8 dhjetor/ Belind Këlliçi apel të rinjve: Bashkojuni Foltores tek kryeministria

6 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 3 Dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 3 Dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025
Protesta e PD/ Berisha zotohet para demokratëve: Me Edi Ramën kryeministër nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje
Aktualitet

Protesta e PD/ Berisha zotohet para demokratëve: Me Edi Ramën kryeministër nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje

2 Dhjetor, 2025
Aulon Kalaja reagon sërish për shpalljen ‘Non grata’ nga Greqia: Mendoj se jam shpallur në vitin 2018
Aktualitet

Aulon Kalaja reagon sërish për shpalljen ‘Non grata’ nga Greqia: Mendoj se jam shpallur në vitin 2018

29 Nëntor, 2025
Klodiana Lala e thotë troç: Karriera e Ballukut ka mbaruar
Aktualitet

Klodiana Lala e thotë troç: Karriera e Ballukut ka mbaruar

26 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025

Horoskopi, 8 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025

Publikohet letra sekrete e Lukës për Parashqevi Simakun – Mesazhi i djalit të saj trondit rrjetin!
Lifestyle

Publikohet letra sekrete e Lukës për Parashqevi Simakun – Mesazhi i djalit të saj trondit rrjetin!

7 Dhjetor, 2025

Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K

6 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com