InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Jetoi Shqiperia për ta parë edhe këtë mjerim

8 Prill, 2021
in Kulturë, Opinione
A A
Jetoi Shqiperia për ta parë edhe këtë mjerim

Nga Pranvera Shehaj
Politogologe, Ekonomiste

“Asht i mjer ai popull që nuk ia del me zotnue bijt e vet të këqij” (At Zef Pllumi)
Ditë ku triumfon anti-vlera, anti-dija, anti-puna, anti-athetarizmi, anti-nderi, anti-morali, anti-humanizmi, anti-liria. Padije, analfabetizëm, vdekje intelektuale, mjerim shpirtëror, mjeshtëri mashtrimi e vetvetes se dimë, se punojmë, se jemi dikushi, se paraja dhe shitblerja e emrit na jep status për të folur, për të udhëhequr, për të premtuar në një vend ku vec sorrave mund t’u flitet përsa kohë humanë kanë mbetur më pak se ata që flasin.

Nuk guxoj të mendoj se ju, ashtu si unë, nuk e gjetët dot veten të paktën në një nga këto fjalë, tog-fjalësh a cfarëdo mund t’i quajmë, se fundja rëndësi s’ka më përsa kohë secila prej tyre përshkruan Shqipërinë tonë. Pak rëndësi ka, brenda a jashtë kufirit qofsh, sërish i përkasin Shqipërisë sime, Shqipërisë tënde. E di, se mes rreshtave po i mbush mendjen vetes se asnjë prej tyre s’të takon. Sërish, pa frikë, me bindjen absolute të dikujt që beson se populli më i mjerë është ai që ZOTI e braktis, po të them se si shqiptar secila fjalë të përket edhe ty.

Është Shqipëria jonë, Shqipëria që jetoi aq gjatë sa për ta parë edhe këtë ditë ku hidhet valle mbi viktimat e mjerimit, ku i tundet kotherja e bukës të uriturit, ku përqeshet intelektuali, ku demaskohet pa turp i kamuri që harron se fjala pasqyron trurin e jo xhepin, ku kamerat e aparatet gajasen me penevreket e një pushtetari që i ka shitur shpirtin të keqes e që s’ndjen as faj, as keqardhje, as pendesë që deficitet personale i shfreu tek një popull që lëngon nga mjerimi.

Jetoi Shqipëria për ta parë edhe këtë ditë, ku i pafuqishmi i është dorëzuar pamundësisë për të marrë valixhet dhe hesht pa u ankuar, se fundja ai brez i mbetur në këtë vend u stërvit 50 vite për të heshtur e për ta vajtuar jetën para se ta mbyllnin. Jetoi Shqipëria për ta parë edhe këtë ditë, se c’ndjesi të jep, a të ngjall kuriozitet, të qeshura, dhimbje a pështirosje kur shikon se ai ata u besove të ardhmen e pasardhësve të tu, shpërfytyrohen përpara kamerave, pështyhen e lëpihen, gajasen e përbuzin, dhe ngrenë meskinitetin deri në atë pikë sa s’u dhimbset asgjë për katër vite më shumë.

Një fushatë zgjedhore ku ata që më shumti duhej të përuleshin përballë bilancit të kohës, shpalosin një fjalor meskin, a thua se po u drejtohen miqve imagjinarë që shohin nën efektet e stimujve të jashtëm.

Jetoi Shqipëria për ta parë edhe këtë ditë, ku fushata e kohëve moderne nuk po lirohet dot nga zinxhirët e pushtetit tetë vjecar, s’po harron asnjë gjest a fyerje, asnjë manifestim të anti-vlerës që po bën dikush, kudo, për katër vite më tepër. Sigurisht, do thoni ju, ndoshta jo për katër, por për më shumë.

E c’rëndësi ka më tej, kur pak më lart besova me zë të lartë se po shkojmë drejt asaj dite ku në Shqipërinë tonë do t’u bëhet fushatë sorrave. Kamerat e aparatet në këtë betejë të antivlerës, s’po arrijnë dot tek mësuesi, tek infermieri, tek mjeku, tek polici, tek roja i një insititucioni publik, tek gazetari a tek cdo kryefamiljar e kryefamiljare që kërcënohet cdo ditë. S’po mund të arrijë në ndonjë fshat a mëhallë, ku ka ende nga ata shqiptarë të bekuar me urtësinë e moshës, të cilëve u kalon para syve Shqipëria e lashtësisë që kacafytet mes dhimbjesh me atë sot.

Tek ata s’arrin dot as syri as veshët, edhe pse ndoshta do na jepnin shpjegimin e tyre se si lavdia e lashtësisë që shkruan fletët tona të historisë, i ka kthyer shpinën një Shqipërie që koha e ka përbaltur kaq shumë. Sa? Se di, ndoshta aq sa mund të përbaltesh kur s’të ngelet më fytyrë, moral, nder, krenari. Aq sa mund të përbaltesh kur më nuk njihesh. Plot dhimbje e nga dhimbja lëngon kur mendon se kush e përbalti.

Kush e nisi e kush e bitisi është diskutim i gjatë, diskutim që kërkon të zhvishesh nga emocionet e kohës. Por, si mund të mohosh emocionet kur dhe sot, në kohët e ashtuquajtura moderne, shikon se si identiteti i këtij vendi është bërë eskortë e luftës për pushtet. Identiteti i këtij vendi them, se dua ta mohoj që eskortë fushate është identiteti i shqiptarit. I shqiptarit që kërcënohet e prej rreckash e ulin në karrige përballë kryetarit, e po s‘pati vend, e ulim përpara ekranit, gati, me dyshim të palëkundur për t’u gajasur me teatrin, me batutat perverse të të parit të vendit, të atij që në një libër do renditet mes burrave të shtetit të këtij vendi.

E po njësoj, prapë për rreckash do e cojnë të kontribuojë për një tjetër mandat të kryetarit, të kontribuojë për burrin e shtetit, dhe prapë e prapë, pa ndalesë do i thuhet të mos harrojë të gajaset deri në ekstazë me skecet e kryetarit. E s’do duhet të pyesë as se c’pret vallë kur e rizgjedh burrin e shtetit, as do guxojë të pyesë, se fundja s’është askush për t’iu shpjeguar burri i shtetit. Mjafton t’i kenë pëlqyer penevreket, ta gajasin batutat, të qeshë edhe kur e përbuzin, e tallin, e pështirosin se s’është shkolluar në Paris.

Mjafton të rizgjedhë burrin e shtetit e të kontribuojë të mos e humbasë karrigen, se për të tjerat mendon ai, njësoj si dikur ai, tjetri pra, i lavdishmi ai.

Të paragjykosh është reflektim i injorancës dhe shprehje e varfërisë intelektuale, por s’di pse dua të guxoj e të pyes veten: si shpjegohet fakti se ka kaq frikë shqiptari?

Po c’të tut vallë kur s’ke kë ushqen se për fat të mirë e të keq bashkë, në emër të së ardhmes fëmijët ta braktisën shtëpinë? E c’mund të të bëjë më shumë ky pushtet se sa të gajaset e të lypë me përbuzje votën e ashtu në ulërima e sipër, në ekstazë deliri, s’mund t’i dëgjojë se si kërcasin zorrët e të uriturve që i ka ulur përballë e u këndon këngën e fushatës. Po c’të tut vallë, kur je një i ri që i ka vrarë ëndrrat pa i nisur dhe kalon cdo ditë me planin se do ikësh nesër. As ti se di se ku…por, c’rendësi ka, e di që do ikësh nesër.

Jetoi Shqipëria për ta parë edhe këtë ditë, ku antivlera është ulur këmbëkryq e jep leksione pune, prosperiteti, ringritje. Jetoi a ka vdekur, se di, dyshime të forta kam edhe për këtë. Jetoi Shqipëria për ta parë edhe këtë ditë, ku turpi s’ka më turp, ku antivlera bën paradën e paturpësisë, ku krimineli i kohërave të vështira mohon sa e sa shqiptarë mbyllën sytë në shtëpi këtë vit pa e parë derën e spitalit e pa patur as mundësinë të shpresonin për të jetuar, ku mëkatet e cështjes kombëtare që u mbuluan me ekskursione diplomatike mbyllen në sirtarët e harresës, ku të pastrehë e të pabukë flenë në shkallët e pallateve që rrinë bosh, e rrinë se kanë pastruar letrat lejla të krimit.

Jetoi Shqipëria për ta parë edhe këtë ditë, ditën kur bie në humnerën e humbjes në cdo drejtim. E ditë të tilla vijnë vetëm në dy raste: ose kur një vend ka vdekur e s’ka më ndjesi, ose kur mjerimi i ka varrosur cdo shpresë. Besoj tek kjo e dyta. Pse? Se “asht i mjer ai popull që nuk ia del me zotnue bijt e vet të këqij!” (At Zef Pllumi).

Të Lidhura

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025
Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation
Kulturë

Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation

25 Qershor, 2025
EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)
Kulturë

EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)

25 Qershor, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025

TË FUNDIT

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë
Aktualitet

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë

9 Korrik, 2025

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit
Aktualitet

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

9 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025

9 Korrik, 2025

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë
Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë

8 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com