InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Frekuenca e 25 Prillit duhet të jetë jona!

7 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Karnavalet e Ditës së Verës u kthyen në Karnavalet e Bandës së Rilindjes!

Nga Blerina Llalla

Vorbulla në të cilën ka rënë Shqipëria është kaotike. Sidomos në fazën elektorale, nga ku të gjithë shqiptarët duket se janë trazuar akoma më shumë në planin mental, psikologjik- emocional. Kjo falë dhe modeleve të reja të aplikuara në platformën e këtyre zgjedhjeve!

Ajo që mund të them me bindje dhe do doja t’i bëja thirrje të gjithëve është se, mbi të gjitha këto zgjedhje mbeten sërish eksperimentale dhe zyrtarisht kemi të bejmë me një tjetër ekperiment sfidues mbi shoqërinë shqiptare nga ideatorët e formatit zgjedhor. Këtë herë gjendemi përballë prishjes së frekuencave ekzistuese, ç’orientimit të masave dhe selektivizmit.

Këto zgjedhje do të dëshmojnë se sa të aftë jemi të qëndrojmë të bashkuar për një qëllim të vetëm edhe kur brënda forcës politike që mbështesni krijohen rrymat që ju vendosin edhe ju si elektorat në pozita të veshtira përballë kultit të individit.

Këtë herë Ata po luajnë me frekuencat në një mënyrë të ashpër pasi ju ç’sinkronizuan nga frekuenca e vjetër, kur ishit mësuar të funksiononit në një mënyrë të caktuar me njëri-tjetrin dhe përballë konkurencës, qoftë në rol kandidati qoftë në rol populli.

Në këto momente kjo është pak e tepërt për Shqipërinë, pasi përpos të tjerash gjërat u bënë me vonesë, si gjithmonë, dhe koha është shumë e shkurtër për të riorganizuar grupet e reja bërthamë për të krijuar dhe frekuenca të reja për t’u sintonizuar si grupe, ndërkohë që vetë situata e këtij tetë vjeçari, plus termeti dhe pandemia sollën ç’rregullimet e veta. Ndaj në thelb kjo ka lodhur dhe lodh e mban në konflikt të vazhdueshëm vetëm popullin. Ai që paguan çdo haraç. Të cilin e detyron të vihet në pozita ende më të vështira përballë zgjedhjes së individit. Duke iu referuar dhe natyrës komplekse të modelit të lidershipit të aplikuar në Shqipëri, nën trendin e të përdorurit të fuqisë pas fitores, jo për të punuar si duhet për çka premtojnë, por kryesisht për të dëmtuar ata që si mbështetën apo për të dëmtuar kundërshtarin. Kreu i qeverisë po është modeli më konkret i këtij presioni publikisht. Pastaj te tjerat që i dini vetë. Mos u trembni! Skanë ç’bejnë, pa ju s’mund të jenë askushi, as këta e as ata.

S’fida tjetër qëndron përballë atyre që ende s’janë ngopur përgjatë këtij tetë vjeçari, të cilët përpos këtij eksperimenti të radhës, kinse reformues, ushtrojnë të gjithë metodat e manipulimit apo trysnine mbi bashkësinë ku jetojnë dhe punojnë. Të varur nga thundrat e egoizmit dhe pangopësisë me idenë se të gjithë duhet të punojnë vetëm për ta, ose ata duhet t’i shërbejnë asaj që kanë përftuar deri më sot në emër të një ideali që për shumicën rezultoi dëmtues. Dëmtues pasi forca politike aktuale në Shqiperi rezultoi e dështuar. Nxiti korrupsionin më të thelluar në histori, nxiti krimin, kaosin mafioz, realizoi eksodin më të madh shqiptar dhe rriti hendekun ndërmjet shtresave shoqërore duke krijuar dy ekstremitetet: -të pasur dhe të varfër, gjë që asgjësoi shtresën e mesme, pa të cilën s’mund të ketë stabilititet e as zhvillim.

Polarizimi ekstrem na dëshmon se ndodhemi përballë njësekti ekstremistësh totalitarë dhe jo vullnetit për të rritur mirëqenien e shqiptarëve. Përkundrazi na dëshmoi se pushteti aktual antikombëtar u përqendrua vetëm në një dorë dhe në keshillin e të pestëve siç mund ti themi oligarkeve, të cilët përfituan nga ky pushtet, të cilët natyrisht përdorin politikën dhe politika i përdor ata. Është thjesht një kelring pushtetesh çka solli destabilizimin ekonomik, dobësimin e shqiptarëve dhe për pasojë prishjen e harmonise në masë. Përveç prishjes së frekuencave të jetesës normalr falë ketyre ektremiteteve. Më tej falë tërmetit e pandemisë, tani po përpallemi me prishjen e frekuencave të fazës elektorale të të gjitha grupimeve.

Shpresoj ti rezistohet këtij presioni dhe të ruani vetëm një frekuence në masë, atë qëndrore, për një qëllim e vizion të vetëm! Rotacionin politik dhe forcën politike që deshironi të sillni në pushtet për ndryshimin.

Mos u ç’orientoni me frekuenca lokale apo vendore. Duhet ta pëballojmë këtë sfidë të mbivendosur në shoëerinë shqiptare për ti treguar historisë që shqiptarët dinë të bëjnë ndryshimin si në vitet ’90. Dinë të thonë jo dhe në kushtet më të vështira! Dinë të qëndrojnë tëbashkuar dhe të palëkundur edhe përballë presioneve të politikës në fuqi për të mos i’u dorëzuar eksperimenteve por për ti sfiduar politikanët dhe për dalë fitimtarë si popull, meqënëse ata atje lart kanë bërë dhe do të bëjnë gjithmonë të njëtat gjëra. Edhe kjo risi përveç prizmit pozitiv që mund të ketë në njërën anë, në anën tjetër tregon se ata nuk kanë dëshiŕën, vullnetin apo fuqinë te bëjnë Shqipërine, prandaj zgjidhje gjejnë vetëm eksperimentet si mënyrë shmangie dhe mungesë guximi për të thënë që se bejne dot, përfund qëndrojnë dhe qëllimet e errëta e të pathënat. Ndaj mos u përçani!

Tani është koha për rezistencë absolute! Populli nuk duhet të dorëzojë pushtetin e tij për asnjë arsye tek forcat totalitare! Por duhet të zgjedhë për ndryshimin emergjent dhe të domosdoshëm për të shpëtuar të ardhmen e Shqipërisë dhe të fëmijeve, edhe pse Rama na shiti si komb! Ka ende një rreze shprese! Situata është kritike në këtë ç’sinkronizim por po të ruani frekuencën qëndrore do ja dilni! Thuajini jo këtij pushteti gjakpirës, trazues dhe aspak vizionar! Tetë vite ishin shumë, është thuajse një dekadë e shkuar dëm! S’jan pak! Është e pafaleshme çdo gjë që kanë bërë ne emër të përftimeve vetjake duke keqpërdorur pushtetin, jo për popullin që i delegoi si mundësi për zgjidhje më të mira, por duke tradhëtuar popullin që e zgjodhi. E sot kanë fytyre e guxim ta shajnë këtë popull me paturpësinë më të madhe, këta te pafytyrët! Mos harroni rruga e bashkimit kalon nga rruga e përçarjes me të cilën po ju s’provojnë tash e kaq vite! Në fushat e bardha e të zeza! Ofruan vetëm kaos!

Mos u dorëzoni! Eshte koha për: Rezistencë! Revolte! Referendum! Revolucion! Rinovim! Pranverë!
Rilindja vdiq!
Mos i jepni akses në frekuencën e re!
Le të na ndjekin nga këndi i opozitës së re që do të zënë së shpejti! Në transmetimin e ri për Shqiperinë! Esht e jona Shqiperia!

Frekuenca e 25 Prillit duhet të jetë jona! Sintonizohuni me votë! Dhe pas lajmit brohorisni të lirë Fitore!

Të Lidhura

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe
Aktualitet

Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe

4 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 4 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 4 Korrik 2025

4 Korrik, 2025

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA
Aktualitet

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA

3 Korrik, 2025

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit

3 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com