InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Shkoni e votoni, mos bëni gabimin e jetës!

2 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
“Kemi përplasje të fortë mes palëve”, Fuga: Gjykata Kushtetuese të mos përzihet me politikën

Nga Artan Fuga/

Çdokush që mendon se meqë është i pakënaqur nga politika në përgjithësi, (nuk besoj se është më shumë se mua), dyshon të shkojë ose jo të votojë, bën gabimin e jetës së tij si qytetar!

Gjithçka bëhet që ju të mos shkoni në votime! Prandaj e kthejnë gjithçka në një kotësi, në fraza prej kllouni, në një degjenerim të arsyes, në një lojë fëmijësh ku gjithçka e dikërka baba i dehur që ka shok të fortin e katundit dhe pasi bën xhiro vjen në darkë dhe na rreh me çfarë t’i zejë dora, bëjnë si të përulur pasi janë sjellë si cuba, me deputetë që nuk kanë as guximin dhe as kapacitetin mendor të dalin e t’u thonë njerëzve çfarë katrahure kanë gatuar, dhe ju të rrini në shtëpi, sakën se dilni për votime!

Kjo do të thotë që çështjen ta zgjidhin militantët, ata që nga indiferentizmi dhe qorrollisja jonë fitojnë vende punë, tendera, bursa studimi per kalamajtë, bursa ekselence, gjithçka të falur sepse janë ata që punojnë në llagëmet e administratës. Ata të zgjuarit, ne budallenjtë e ndershëm thonë ata sepse nuk dimë jo se nuk duam të korruptohemi!

Cfarë gafe të mos shkosh të hedhësh votën. Në mos për gjë tjetër të paktën për të treguar se je gjallë, që je i keqtrajtuar, je i persekutuar, je pa të drejta, je skllav. Por, nuk dorëzohesh!

Nuk të kërkon njeri të jesh Spartaku! Por, të paktën mos u bëj si ajo skllavja e shtëpisë që ishte e kënaqur me skllavërinë e saj sepse hante me qenin e të zotit.

Në mos shko me arësye, shko për inat, në mos shko për bindje, shko për të gjitha ato momente turpi, fyerjeje, dhunimi psikologjik, talljeje që të kanë bërë në vite!

Shko trego se ekziston! Vetëm kaq! Pastaj jeta vazhdon, 26 prilli nuk do të jetë ulja e anijes kozmike në parajsë, por mund të jetë një fazë e re e përpjekjeve tona për të mos na trajtuar si majmunë! Si kavje që zgjasim krahun dhe shkëmbejmë një pickim me një mosvajtje në votim!

Mos bëjmë atë që na fusin në kokë se duhet bërë. Na mërzisin aq shumë, politikën nga e cila fitojnë pasuri përrallore e paraqesin te ne si diçka qesharake për të cilën nuk ja vlen të interesohesh, pikërisht që ne të themi: Ehu politika!

Të mos paraqitemi në votime, për ta lënë vendin bosh!

Mos bëhemi idiotë!

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com