InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

25 Prilli është zgjimi shoqëror nga errësira autokratike!

25 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
“Mos-harresa e së keqes është thirrja për një  angazhim të përbashkët për ndryshim ”

Nga Ardit GJINALI

Errësirë autokratike në secilin kënd të Shqipërisë plot diell dhe energji njerëzore; një Shqipëri e qeverisur keq e më keq nën thundrrën autokratike që nëpërkëmb secilën vlerë  dhe virtyt shoqëror- keqqeverisja e ulur përdhunshëm këmbëkryq duke e dërguar Shqipërinë në të tillin udhëkryq dramatik në fatet njerëzore dhe tragjik në të tillin të një shoqërie-  e keqja që ka uzurpuar të tashmen duke u legjitimuar përmes qeverisjes dhe vijon secilën përpjekje të zezë për të diktuar të ardhmen nën diktatin e hyqmit absolutist ; absolutizmi që është origjina e zgjedhës shtet-pushtuese që tenton të pushtojë shpresën e shqiptarëve përmes instrumentit të harresës shoqërore të shumë-kërkuar, e tilla  që do të humbte në honet e errësirës së imponuar që kërkon të mveshë dritën, errësojë diellin dhe të përgjumë qytetarin.

Shqipëria nuk është në gjumë….i tilli qytetar që bashkë-udhëton me zakonshmërinë e mundësive të rrëmbyera dhe halleve të shtuara nuk mund të gjejë gjumin e qetësisë së munguar nga kalvari i përditshmërisë drobitëse – përditshmëri e shenjuar nga arbitrariteti i ndërgjegje-harruarve   që kanë humbur gjumin dhe rreken të imponojnë kllapinë e një shoqërie përmes reagimit të munguar- reagim i munguar dhe i shumë- dëshiruar që do të përcillte qetësinë e gënjeshtërt  mbi ansamblin njerëzor të mëkatarëve pushtet-ushtrues- spiralja e mëkatit që endet në lëmshin  e gatitur enkas për të  penguar  frymëmarrjen e një shoqërie, por robëron shpirtin e të tillëve pushtet-mbajtës që hakërrehen me forcën e pushtetit , e tilla forcë që ka rrëmbyer  vetëdijen e njëjtëve për të kuptuar që kanë humbur fuqinë njerëzore që buron nga liria.

Nuk është asfare përsëritës apeli për rrezikun e instalimit tërësor të autokracisë, i tilli apel nuk është zymtësia , shkurajimi, optimizmi i munguar…..është apeli për një vëmendje të shtuar, vetëdije shoqërore të konsoliduar, angazhim qytetar të thelluar, vullnet njerëzor të palëkundur, besim të ndërsjelltë i mbrujtur me frymën e së  vërtetës dhe të së drejtës, energji  dhe  shpirt të patjetërsuar të qëndresës, një shpresë që ndërtohet mbi bindjen që nuk do të mbetet e tillë…..një bashkim i madh, i tilli moral, shoqëror dhe politik për një Shqipëri të së nesërmes që nuk do të lejojë përsëritjen e së sotmes… për një ndryshim thelbësor të sjelljes, mendësisë dhe për një të ardhme që do të vendosë njeriun në qendër të qeverisjes, e tilla dëshmi që parathotë fytyrën njerëzore të qeverisjes së nesërme që do të ndryshojë të sotmen pa formë dhe me thelb  të munguar.

Sot është koha të përballemi me rendin qeverisës që ka skllavëruar të tashmen e qytetarit; përballje me votë duke refuzuar të keqen dhe duke reaguar si njerëz të zakonshëm të këtij vendi që  nuk pranojnë zakonshmërinë e së keqes dhe kërkojnë të vazhdojnë jetën në këtë vend. Errësira tremb të tillët ndërgjegje-humbur dhe shpirt-shitur, por nuk tremb dot shpirtin qytetar të shqiptarit që guxon dhe beson për ditë më të mira në një Shqipëri normale, qeveri normale dhe Kryeministër normal, gjithashtu. Koha për një zgjim të qënësishëm shoqëror për një besim të ri dhe  për të thirrur ndryshimin është tani! 25 Prilli thërret për një bashkim të madh dhe një shpresë të re për të mbrojtur demokracinë dhe ndryshuar Shqipërinë përmes një shprese të re që po lind. Bashkë sepse ka ende shpresë….

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com