Nga Bardha ALIMETA
Çdo herë në Qerret, aty mes freskisë së detit dhe aromës së pishave ndodh takimi ynë… Tani, pa prezantim, pa ndroje, por si dy miq të mirë shetisim bregut të detit dhe dialogojmë për gjëra të bukura… Mbresat, pengjet, kujtimet… Flasim për jetën…
Sapo përballemi, ai më thotë: Oh të kujtoj, ti je poetja e Librazhdit, jemi takuar vjet, pikërisht këtu…, dhe më buzëqesh e më fton të ulem në stolat e drunjtë. Ulem pranë tij e dëgjoj rrëfimet e tij në Francë, jetën studentore, dëgjoj tek flet me admirim për Helenën e tij.
Koha ikën pa kuptuar dhe këndshëm, ndërsa dielli me fton të rri me të… I kërkoj leje shkrimtarit të madh që të shkoj me diellin pasi ora kishte shënuar 10:00. Me sjelljen e tij prej një njeriu me klas, më falenderon me një puthje dore duke më thënë se, është i detyruar të më lerë vetëm pasi dielli për të tani është i pamundur… “Mirëutakofshim vajzë e lumit më të vjetër Shkumbin, shpresoj të shoh vitin tjetër sërish, nëse unë do të jem”, më thotë me një buzëqeshje që ndrin në fytyrën e tij. I buzeqesh edhe unë dhe i them, ju keni lindur për të qenë… Ju keni bërë pakt me pavdeksinë tuaj… Përshëndetemi dhe secili shkon në rrugën e tij, njëri nga lind, tjetri nga perëndon dielli, ndërsa deti gulçon me valët e tij…











