Të gjitha vendimet i merr “Komiteti i Ekspertëve” prej një viti kjo ka qenë deklarata e kryeministrit dhe ministrave të tij për përballimin e situatës së pandemisë në vendin tonë .
Gjatë ditës së sotme në prezantimin e programit për shëndetësinë në krah të Edi Ramës është shfaqur shefja e infektivit ,një prej antarëve të Komitetit të Ekspertëve , Najada Çomo e cila tashmë do të garojë për Partinë Socliaste në zgjedhjet e 25 Prillit . Dalja zyrtarisht e Najada Çomos në krah të kryeministrit Edi Rama dhe futja e saj në politikë si kandidate pë deputete në zgjedhjet e 25 Prillit tregon qartë se “Komiteti Ekspertëve” tashmë zyrtarisht është i politizuar.
Kryeministri Rama e ka prezantuar vetë gjatë ditës së sotme .
“Najada Çomon e kam ftuar për të dëshmuar për të sjellë një dëshmi ndryshe nga vija e zjarrit ku respekti dhe mirënjohja ndaj atyre që qëndrojnë prej një viti në atë barrikadë dhe fatkeqësisht ndjehen, godasin, dëmtojnë valët e energjive negative”, tha Rama
Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të sotëm një nga antarët e Komitetit të Ekspertëve Tritan Kalo ka lajmëruar largimin e tij nga ky komitet, kjo për shkak sipas tij të politizimit të punës së Komitetit të Ekspertëve .
Mjeku i njohur i infektivit thotë se ai vazhdimisht ka theksuar se Komiteti ka pasur rol këshillimor, dhe jo vendimmarrës, ashtu siç preferon që ta bëjë të duket qeveria, kur do të heqë përgjegjësinë nga vetja e saj.Prezantimi i sotëm i zonjës Çomo nga Edi Rama si kandidate për deputete tregon se maxhoranca tashmë edhe zyrtarisht e ka politizuar rolin e këtij Komiteti.
/Tpz.al/