InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Shpresa tek vaksinat, Deutsche Welle: Rëndohet situata e pandemisë në Shqipëri

2 Mars, 2021
in Artikuj, InfoPress
A A
Viktima e 9 me koronavirus, ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 52-vjeçare

Në kohën kur Shqipëria shënon rritje të numrit të viktimave nga virusi, në Tiranë mbërritën 15. 210 vaksina të BioNTech&Pfizer.

Autoritetet theksojnë, se situata është e rënduar, por nën kontroll.

Të hënën në orët e mbrëmjes, (01.03) në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, mbërritën 15.210 vaksina BioNTech & Pfizer, kjo në vijim të marrëveshjes së drejtpërdrejtë prej 500.000 dozash mes Shqipërisë dhe kësaj kompanie. Deri tani nga kjo marrëveshje në Shqipëri kanë mbërritur 22. 230 doza vaksine anti-Covid.

Procesi i vaksinimit të popullsisë filloi në mes të janarit të kaluar me ekipet e mjekëve dhe infermierëve në spitalet anti-Covid, ato në shërbimet e urgjencës dhe po vijon sipas strategjisë së autoriteteve shëndetësore me segmentet e moshuar të popullsisë.

Kryeministri Edi Rama, që priti në aeroport sasinë e sapombërritur të vaksinave, njoftoi ardhjen së shpejti të dërgesave të tjera.

“Nga BioNTech%Pfizer mbërrijnë në Prill, 30 mijë doza të tjera . Kemi të konfirmuara ndërkohë 4 mijë dozat e para nga Covax për të mundësuar vaksinimin intensiv të popullsisë dhe thyer zinxhirin e infektimit”, u shpreh kryeministri Rama.

Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik bënë me dije për DW, se Shqipëria ka nënshkruar me COVAX, një marrëveshje për 1.114.000 ( një milionë e njëqind e katërmbëdhjetë mijë) doza vaksinash, të parapaguara me një fond prej 3,9 milionë dollarë.

Përtej marrëveshjeve direkte me BioNTech & Phiser dhe COVAX Shqipëria ka arritur edhe marrëveshje dy palëshe me prodhues të tjerë të vaksinave anti-Covid -19, që kanë kaluar filtrin e rregullatorëve striktë si Food and Drug Administration,( FDA) dhe European Medicine Agency, (EMA).

Autoritetet shëndetësore: Situatë e rënduar, por nën kontroll

Mbërritja të hënën e 15. 210 vaksinave anti-Covid përkon në kohë me një rëndim të situatës së epidemisë në Shqipëri, të karakterizuar nga prekja e moshave të reja.

Muaji shkurt u mbyll me një numër rekord infektimesh të reja dhe viktimash që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar.

Gjatë shkurtit humbën jetën 423 persona duke e çuar numrin total të viktimave në 1. 816, shifër kjo e konsiderueshme për popullsinë prej 2.8 milion banorësh të Shqipërisë. Grafiku i rritjes së numrit të viktimave në 24 orë ka vazhduar edhe në ditën e parë të muajit mars, ku humbën jetën 20 persona të moshës nga 48-85 vjeç.

Sipas autoriteteve shëndetësore 56% e numrit total të infektimeve i përkasin moshës nën 50 vjeç, nga të cilat 19 % grupmoshës 30 deri 39 vjeç.

Mes viktimave në muajin shkurt ka patur edhe persona nën moshën 18 vjeç, vatrat e nxehta, të cilësuara “të kuqe”, janë zgjeruar duke përfshirë përveç Tiranës edhe Fierin, Durrësin, Vlorën, Shkodrën, Lezhën, Gjirokastrën, Elbasanin dhe Korçën.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në të gjithë vendin ka raste pozitive. Në Shqipëri rezultojnë rreth 108 mijë raste pozitive, ndër të cilat rreth 36 mijë janë aktive.

Situata në spitalet anti-Covid në Tiranë dhe ato rajonale paraqitet e rënduar. Autoritetet shëndetësore pohojnë se ka një shtim të konsiderueshëm pacientësh që kanë arritur mbi 660 vetë, ndër të cilët 43 janë në terapi intensive dhe 11 të intubuar.

Megjithë grafikun në rritje të rasteve të reja pozitive dhe të viktimave në 24 orë, autoritetet shëndetësore e konsiderojnë situatën nën kontroll. Një takim i paralajmëruar për të hënën, (1.03) i Komitetit Teknik të Ekspertëve nuk u zhvillua.

Sipas autoriteteve shëndetësore masat e deritanishme kufizuese kanë dhënë rezultate pozitive pasi të dhënat e sipër përmendura konsiderohen në kufijtë ekstremë të normës dhe situata është ende e përballueshme. Fillimi i pranverës jep shpresa për uljen e virulencës pasi moti pritet të ngrohet, arsyetojnë autoritetet.

Por shqetësimi për kohë të vështira mbetet i pranishëm. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë që nëse nuk arrihet imunizimi masiv i popullsisë deri në vjeshtën e këtij viti përmes intensifikimit të vaksinimit, masat kufizuese, që pritet të zbuten në muajt e pranverës dhe të verës do të rivendosen.

Synimi është thyerja dhe rënia drastike e zinxhirit të infektimeve të reja për të krijuar kushtet që Shqipëria të jetë e hapur gjatë sezonit turistik verë 2021./ Deutsche Welle

Të Lidhura

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com