Në mes femrave të politikës shqiptare, gjen modele që të insipirojnë dhe të imponohen me klasin dhe stilin e jetesës, duke qenë zonja të vërteta dhe elitare në dimensionin vital të tyre. Padyshim, njëra nga këta është ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila me sjelljen sharmante dhe modestinë që e karakterizon, ka jnë sipmati të madhe, jo vetëm në radhët e anëtarësisë blu, por dhe të qytetarisë tiranase dhe më gjerë.
Së fundmi, kemi mësuar se znj. Tabaku është një model që frymëzon dhe rivalet e saj të selisë rozë, të cilat përpiqen të imitojnë stilin e të jetuarit të znj. Tabaku, pasi mjafton të gjurmosh në rrjetet e tyre sociale dhe konstaton menjëherë tendencën imituese ndaj zonjës në fjalë.
Që Jorida Tabaku, është një model pozitiv dhe me mjaft integritet, askush nuk e vë në dyshim, madje reputacioni i saj e bën atë një nga politikanet më të kuotuara ndër femrat e politikës shqiptare, por që edhe kundërshtaret e saj të ndikoheshin dhe të shfaqnin publikisht përqasjen imituese të stilit dhe sharmit të znj. Tabaku, as nuk e kishim menduar.
Që Elisa Spiropali, të stërmundohej kaq shumë me shfaqjet pompoze, duke kopjuar me situata të ngjashme Joridën, është dëshmia e qartë, se zonjë prej vërtetit të bën modestia dhe integriteti, dhe jo krekosjet dhe përcartjet televizive, të cilat shpeshherë kanë krijuar efekte të kundërta për imazhin e femrave politikane në Shqipëri.
Para ca ditësh, Tabaku shfaqej në rrjetet sociale me një foto familjare ku shkruante: Ka mama goca, por cuditërisht, ditën e sotme, Spiropali bën të njëjtën gjë, por me shënimin: Ka mama cun.
Mos vallë, ngjashmëri të tilla nuk janë rastësore, dhe Tabaku është modeli që Elisa adhuron por që nuk guxon ta shprehë?!