Nga Skerdjan DHULI
Klodian Rasha sot ha dhe. Polici që e vrau është në burg. Një polic tjetër në shërbim e humbi njërin sy. Për të tre, ka fajtor. Kamikazi Sandër Lleshi dhe sejmeni i tij në hierarkinë policore, Gjovalin Loka. Po a e jep dorëheqjen i pazoti Llesh ? JO. Sepse Lleshi nuk është i lirë t’a bëjë këtë edhe në e pastë një grimcë dinjitet (unë shkoj në gijotinë nëse Lleshi ka një grimcë dinjiteti. Një të vetme).
E për pasojë ai thjeshtë mbahet në atë karrige për të vazhduar rolin e kamikazit për Edi Ramën si mirënjohje për një post që nuk e meritonte kurrë dhe që e ktheu shumë shpejtë e krejt natyrshëm në zyrën e komandës se dhunës dhe raprezaljes ndaj qytetarëve. Kamikazi Sandër nuk vjen nga radhët e partisë socialiste, nuk është votuar kurrë, nuk është deputet, nuk është zyrtar partie e për pasojë ka vetëm një mision, shërbimin kriminal ndaj Edi Ramës edhe me kosto jete. Ndërsa i pazozi Llesh është edhe më i rrezikshëm.
Ai Policinë e Shtetit e ka kthyer në një detashment ushtark kundër qytetarëve të Shqipërisë pa menduar kurrë për ligjin dhe misionin real të policisë. I pazoti Llesh jo që nuk ikën vetë, po nuk shkarkon dot as kamikazin Gjovalin Loka i cili është përgjegjësi ditekt për mbarëvajtjen e protestave si çiraku më i madh i Sandër Lleshit për shkak të lidhjes mes tyre dhe urdhërave kriminalë që Loka zbaton si askush tjetër. Prandaj nuk ka dorëheqje sepse Lleshi nuk e ka atë të drejtë.
Ministrat e Edi Ramës vetëm shkarkohen me dorëheqje njëlloj si paraardhësi i Lleshit, Agron Xhafa. Për këtë e shumë zullume të tjera, duhet shembur pushteti i Edi Ramës bashkë me kamikazët e tij. 25 prill











