Gëzuar 8 dhjetorin 1990 ! ✌✌✌
Ditën e Lirisë, Ditën e Rinisë, Ditën e triumfit ndaj diktaturës, Ditën e misionarëve që vranë frikën me slloganin “Liri, Demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”
Rinia studentore e rikthej në Europën Demokratike Shqipërinë 30 vite më parë!
Varfëria, skamja, mjerimi, lufta e klasave e persekutimi kulmonin me diktaturën më të egër në botë!
Guximi i rinisë studentore, bashkëpunimi me qytetarët, kohezioni dhe përballja ishte e përbashkëta e studentëve dhe e qytetarëve që rezultoi me sjelljen e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri.
Por, këmbana e alarmit për çdo student, demokrat a shqiptarë është si 30 vite më parë!
Vendin tone e ka pllakosur krimi, korrupsioni, papunësia, varfëria, persekutimi politik e eksodi masiv i shqiptarëve!
Shqipëria po rënkon, rinia duhet të ngrihet, shqiptarët duhet të reagojnë me të njëjtën energji dhe shpresë si 30 vite më parë.
Koha duhet kthyer në aleatin tone!
Shqipëria ka nevojë për një 8 dhjetor ’90!
Studentët dhe rinia e sotëme, demokratët e çdo qytetarë opozitar dhe lideri i opozitës Basha, janë shpresa e vetme dhe që do ta bëjnë Shqiperinë si gjithë Europa! ✌✌✌











