InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

10 faktet e pabesueshme rreth Kim Jong-un

7 Dhjetor, 2020
in InfoPress, Kuriozitete
A A
10 faktet e pabesueshme rreth Kim Jong-un

Nuk ka shumë informacione rreth diktatorit më të ri të botës. Ai nuk flet shumë rreth jetës së tij personale dhe as s’mund të gjesh shumë gjëra në biografinë e tij zyrtare.

Mundësia e vetme që të gjeni diçka rreth këtij njeriu është të lexoni atë çfarë gazetarët shkruajnë ose të lexoni raportet nga inteligjenca Jug Koreane. Ne kemi gjetur disa fakte interesante rreth politikanit më të paparashikueshëm të historisë moderne. Ndoshta nuk është edhe aq i frikshëm ky njeri?

1. Data e tij e lindjes është e panjohur

Kim Jong-un u lind më 8 janar ose 6 korrik, 1982, ose 1983. Ose ndoshta 1984. Pse është kaq mister kjo? Thuhet se lideri dëshiron të duket më i vjetër dhe më i pjekur, kështu që viti zyrtar i lindjes është 1982. Por inteligjenca Jug Koreane thotë se Kim Jong-un ka lindur dy vite më vonë. Sidoqoftë, ai është një nga liderët më të rinj në botë, transmeton Lajmi.net.

2. Fëmijëria e tij është një mister

Ky njeri nuk dëshiron të publikojë as fotografi të fëmijërisë së tij. Megjithatë, më 2014, kjo foto dhe disa të tjera u shfaqën në një ekran gjatë një tubimi të madh ushtarak në Kore të Veriut. Këto u shfaqën si foto të liderit kur ai ishte i ri, por askush nuk e di nëse janë vërtetë të tijat.

3. Ai i zgjedh vajzat për një bend lokal të popit

Ka muzikë pop në Kore të Veriut, por nuk është e njëjtë me atë që ne e njohim. Për shembull, në vend të muzikantëve me flokë të gjata që zakonisht këngëtarët i kanë në bendet e tyre, bendet e Koresë së Veriut kanë orkestra ushtarake. Në spote, ata duhet të tregojnë mirë se si jetojnë njerëzit në Kore të Veriut. Një nga bendet më të famshme të vajzave në Kore të Veriut është “Moranbong”. Thuhet se vetë lideri i zgjodhi ato për bendin.

4. Ai ka disa tituj të ndryshëm

Natyrisht, “Lideri Kryesor i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Udhëheqësi i Partisë, dhe Popullit” janë titujt e tij që njihen, por ka edhe disa të tjerë. Si: “Fillimi i Ri”, “Shoku i Shkëlqyer”, “Gjeniu”, “Marshalli i Koresë së Veriut”. Përveç kësaj, ky njeri është i diplomuar në fizikë në Universitetin e Kim II-sung dhe në ekonomi në një universitet privat në Malajzi, transmeton Lajmi.net.

5. Ai u shkollua në Zvicër duke përdorur një emër tjetër

Në një shkollë shumë prestigjioze afër Bernit, Zvicër, ishte një nxënës nga Koreja e Veriut nga viti 1998 deri më 2000. Ai ishte regjistruar si anëtar i ambasadës. Ai nuk tregoi kurrë se si ishte emri i tij i vërtetë. Është e vështirë të thuhet nëse ai ishte me të vërtetë lideri i Koresë së Veriut vetëm duke e shikuar në këtë foto. Por njerëzit që mësuan me të janë absolutisht të sigurt se ai ishte vetë Kim Jong-un. Ata e kujtojnë atë si njeri qesharak dhe se ishte më i interesuar në sport sesa në politikë. Dhe nuk ishte nxënës i mirë.

6. Ai e adhuron basketbollin dhe është shok me Dennis Rodman

Të njëjtit shokë të klasës thonë se në rininë e tij, Kim Jong-un e vizatonte yllin e basketbollit Michael Jordan. Dhe është e vërtetë se ai e adhuron basketbollin. Më 2013, ai madje u takua me Dennis Rodman dhe ia tregoi atij ishullin e tij privat. Pavarësisht dallimeve të mëdha mes këtyre dy njerëzve, ata u bënë shokë. Dennis thotë: “Ndoshta ai është psikopat, por nuk e kam vërejtur fare”.

7. Ai buzëqeshë dhe qeshë në çdo foto

Shikoni disa foto të politikanit që frikëson shumë shtete. Ky është ai në Kodrën Paektu.

Këtu po provon disa raketa taktike.

Këtu po mbjell pemë me studentë.

Mund të duket pak e çuditshme që lideri i një vendi kaq serioz të buzëqeshë kaq shumë, por kjo bëhet për një arsye. Kim Jong-un duhet t’ia demonstrojë popullit se ai është personifikimi i lumturisë.

8. Ai ka një stil flokësh “hipi”

Është qesharake, por stili i tij i flokëve nuk është i çuditshëm. Në fakt, ky është thjeshtë një stil flokësh ushtarak. Mund ta shihni një stil të tillë edhe te Brad Pitt në filmin Fury dhe miliona hipsterë nëpër botë. Madje, thuhet se ai nuk iu beson berberëve dhe i prenë flokët vetë.

9. Ai s’ka nevojë të shkojë në banjo

Të paktën, kjo është ajo çfarë njerëzit në Kore të Veriut besojnë. E njëjta mund të thuhet edhe për babin e tij, Kim Jong-il (mund të lexoni për të në biografinë e tij zyrtare).

10. Nëse Kim Jong-un do të humbte peshë, do të dukej kështu:

Të Lidhura

I propozoi në restorantin ku u martua Merlin Monro, kush është ish-bashkëshorti amerikan i Parashqevi Simakut dhe historia e tyre e dashurisë që përfundoi me ndarje
InfoPress

I propozoi në restorantin ku u martua Merlin Monro, kush është ish-bashkëshorti amerikan i Parashqevi Simakut dhe historia e tyre e dashurisë që përfundoi me ndarje

14 Dhjetor, 2024
Martin Henze: Albania at a turning point?!
InfoPress

Martin Henze: Albania at a turning point?!

11 Tetor, 2024
Ishulli i rrezikshëm ku nuk lejohet të shkelë njeriu
Kuriozitete

Ishulli i rrezikshëm ku nuk lejohet të shkelë njeriu

23 Shtator, 2024
Cilat ishin armët speciale të femrave për vetëmbrojtje nga ngacmimet dhe sulmet?
Kuriozitete

Cilat ishin armët speciale të femrave për vetëmbrojtje nga ngacmimet dhe sulmet?

31 Gusht, 2024
E TRISHTË/ Ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas sherrit mes të rinjve në Kretë
InfoPress

E TRISHTË/ Ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas sherrit mes të rinjve në Kretë

12 Qershor, 2024
Sot publikohet investigimi i ‘RAI 3’/ Intervista me Ramën dhe provat për ndërhyrjen e mafies italiane në ekonominë shqiptare
InfoPress

Sot publikohet investigimi i ‘RAI 3’/ Intervista me Ramën dhe provat për ndërhyrjen e mafies italiane në ekonominë shqiptare

2 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë
Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë

8 Korrik, 2025

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij
Sport

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij

8 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 8 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 8 Korrik 2025

8 Korrik, 2025

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë
Aktualitet

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

7 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com