InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Situata nga Covid-19, reagon ish-deputeti Ndocaj: Papërgjegjshmëria e qeverisë është vrasëse. Komiteti teknik një instrument në duart e Ramës.

22 Nëntor, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Ndryshimet në qeveri, Eduart Ndocaj ironizon ministrat: Kur nuk kënaqin shefin, ai ngrihet në mëngjes dhe i largon nga detyra

Ish-deputeti Eduart Ndocaj, përmes një deklarate, të bërë publike në rrjetet sociale, ka ftuar qytetarët shqiptarë të jenë të kujdesshëmme masat parandaluese ndaj Covid-19, pasi sistemi shëndetësor shqiptar, tashmë ka kapitulluar dhe pasojat mund të jenë katastrofale.

Ndocaj, ka nënvizuar keqpërdorimin nga politika të komitetit teknik, i cili gjithnjë është shfaqur si një dekor dhe figurina për lojën kryeministrore në funksion të propagandës.

Duhet urgjent plan i ri masash dhe strategji e qartë menaxhimi, pasi Shqipëria rrezikon situatë ogurzezë në drejtim të covid-19. Papërgjegjshmëria e qeverisë është vrasëse, qytetarët janë në mëshirë të fatit,- shprehet ish-deputeti lezhian.

Deklarata e plotë:

Të dashur bashkatdhetarë!
Po ndjek me vëmendje të madhe zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe shpreh keqardhjen e madhe për mjeranizimin e politikës, e cila e zhytur në pellgun e madh të korrupsionit nuk është më e aftë të prodhojë debat të shëndetshëm publik, por përkundrazi, arrin të politizojë dhe të keqpërdorë cdo mekanizëm jetësor dhe institucional.
Covid-19, tashëm ëshë në pikun e përhapjes së tij në valën e dytë, duke shkaktuar viktima ta shumta anëkënd globit, si dhe po merr vëmendjen maksimale të institucioneve përgjegjëse për trajtimin e tij me seriozitet dhe përgjegjshmëri të lartë, por në Shqipërinë tonë të dashur, edhe i ashtuquajturi “Komitet teknik”, që duhet të ishte profesional dhe larg ndikimit politik, shfaqet më së shumti si dekor i kryeministrit dhe janë silueta të lojës kryeministrore në funksion të propagandës.
Ndjehem thellësisht i irrituar, se si një grup mjekësh, të mbledhur nën petkun e menaxhimit “teknik”, janë zhveshur nga betimi i Hipokratit dhe janë mbështjellë me mantelin e keqpërdorimit të tyre, duke u nërë qesharakë në sytë e opinonit publik me masat menaxhuese, si dhe duke i mbajtur ison kryeministrit që shfaqet si kryetari i këtij komiteti.
Ky palokomitet, do ishte në nderin e tij, të merrej me menaxhimin e situatës së pandemisë dhe jo të bëhet kavie politike, pasi Shqipëria me një sistem shëndetësor tërësishtë të rrënuar dhe me një infrastrukturë spitalore inekzistente, mund të shndërrohet në një vatër të kobshme të të infektuarve me covid-19.
Të dashur vëllezër dhe motra!
Duke ju uruar të keni shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja, apeli im, shkon për secilin nga Ju, duke kërkuar rritje të përgjegjshmërisë në lidhje me masat mbrojtëse, pasi me politikat menaxhuese që po ndjek komiteti teknik dhe qeveria shqiptare, jeni në mëshirë të fatit.
Sistemi shëndetësor ka nxjerr lakuriq kryeministrin dhe propagandën e tij, qytetarët shqiptarë, të prekur nga codiv-19, po dergjen dyerve të spitaleve, por kapitullimi i është i dukshëm, pasi jo vetëm që nuk ka vende, por qeveria nuk ka mundësitë e saj financiare për masa të reja, sepse paratë e saj kanë shkuar për koncensione për miqtë dhe oligarkët e Ramës.
Me besimin në Zot, ne do ia dalim, por duke mos harruar se shqiptarët janë qeverisur gjatë këtyre 7 viteve nga një bandë zullumqarësh dhe grabitësish, që nuk kursyen asgjë nga pasuritë e vendit për t’i gllabëruar dhe për t’ua shpërndarë klientelës politike, ndaj dhe kërkohet angazhim i madh dhe vullnet plebishitar për të shporrur këtë klikë ogurzezë.
Zoti qoftë me Ju dhe familjet tuaja!
Miqësisht, Eduart Ndocaj

Të Lidhura

E dini se kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale? Ajo është aktore dhe ekziston vërtet (EMRI)
Aktualitet

E dini se kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale? Ajo është aktore dhe ekziston vërtet (EMRI)

13 Shtator, 2025
Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën
Aktualitet

Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën

13 Shtator, 2025
Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë
Aktualitet

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

13 Shtator, 2025
Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë
Aktualitet

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator, 2025
Dr. Sokol Frroku, sjell legjislacionin shëndetësor
Aktualitet

Dr. Sokol Frroku, sjell legjislacionin shëndetësor

12 Shtator, 2025
Rikthehet KUVENDI / Nis sot legjislatura e 11-të, një ditë pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar
Aktualitet

Rikthehet KUVENDI / Nis sot legjislatura e 11-të, një ditë pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

12 Shtator, 2025

TË FUNDIT

E dini se kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale? Ajo është aktore dhe ekziston vërtet (EMRI)
Aktualitet

E dini se kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale? Ajo është aktore dhe ekziston vërtet (EMRI)

13 Shtator, 2025

Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën
Aktualitet

Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën

13 Shtator, 2025

Urim i veçantë nga Eduart Ndocaj për vajzën e tij në 25-vjetor: “Je poezi që ecën mbi tokë”
Lifestyle

Urim i veçantë nga Eduart Ndocaj për vajzën e tij në 25-vjetor: “Je poezi që ecën mbi tokë”

13 Shtator, 2025

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë
Aktualitet

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

13 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com