Nga Agron PREBIBAJ
Politikanët proSerb dhe tradhëtia ndaj Kosovës!
Për shqiptarët tradhëtia nisi me Hamzain dhe shtetbërja nisi me Gjergj Kastriotin, por të pa fat si komb për mbretërinë tonë Kastriotiane ishte vdekja e Papës gjatë rrugës, i cili nuk arriti dot të kurorëzonte Mretërinë tonë e cila me patjtetër se do të orjentonte shqiptarët në shtetformim.Aty pas ndalesës në rrugëtimin për në Shqipri e më pas vdekja e Gjergjit, gjithëçka ndryshoj në shtetformim, tashmë mbetën vetëm shtegtarët e gjuhës; Buzuku, Bogdani, Budi e Bardhi, por humbi formësia e shtetit.
Përsa i përket politikanëve shqiptar të shtetit amë eshtë e konstatuar së ata erdhën në pushtet me mbështetjen e Serbëve e duke ju sherbyer atyre; Po e nisi me Esat Pashën i cili u mbështet nga Serbët dhe e vrau Avni Rrustemi si tradhëtar, edhe Amet Zogu erdhi nën mbeshtetjen e Serbëve nga Bjellorusët e iku si tradhëtar, po ashtu Enver Hoxha u mbeshtet nga Miladin Popoviçet e deri te kryeministri i sotëm Rama i shquar për miqësi me Vuçiçët në dëm të Kosovës.
Ndërsa tradhëtia e shtetit amë Shqipria ndaj Kosovës ka qënë gjithnjë prezente, pasi sa herë që vëllezerit tanë kosovarë kishin nevojë për mbeshtetje, gjithnjë në Shqipri plaste një trazirë me kosto, e cila tërhiqte vëmendjen nga protestat për liri, republikë e të drejta qytetare.
Në protestat e 1981 në Kosovë- në Shqipri vritej keyeministri Mehmet Shehu, në protestat studentore të 2 korrok “90-ës-në Tiranë plaste shpërthimi i Ambasadave, kur Kosova ishte në prag lufte me Serbinë – në Shqipri në “97-ën plasin depot e armatimit e konflikti civil, e deri sa herë Kosova kishte nevojë për Shqiprinë para faktorit nderkombëtar-në Tiranë plasin konflikte e protesta të dhunëshme.Ku ka tradhëti më të madhe ndaj Kosovës, kur ne me politikën tonë i këmi lënë gjithnjë të vetëm e të befasuar.
Pra Shqipria, shteti amë në çdo moment e la Kosovën të dorëzuar, asnjëherë politika shqiptare nuk u gjënd unike e stabile para faktorit nderkombëtar e politikave anti-shqiptare nga Serbia, shteti që nuk i sherbeu asnjëhëre bashkëkombasve.
Nuk është aspak e mjaftueshme pritja e shqiptarëve të Kosovës në “99-en, pasi ishte detyrim i eksodit nga lufta, nuk ishte aspak e mjaftueshme as lobimi i qeverisjes Berisha në disa shtete për njohjen e Kosovës shtet, pasi aty ku nevoja ishtë shumë herë më e madhe, shteti shqiptar i la të vetëm.
Ndërsa për antiKosovarin Edi Rama nuk mund të thuhet asgjë më pak, por vetëm se sherbeu Vuçiçëve në dëm të shtetit kosovar.Ka zëra se Edi Rama nuk i ka duart me gjak, por ai realisht është vrasësi më i madh shqiptar.
Sapo Rama mori pushtetin institucianalizoi krizën sociale e shoqërore, e cila për pasojë rriti krimin në familje, tragjedia më e madhe në historinë tonë kombëtare.Edi Rama arrestoi mbi 65 mijë kryefamiljar për një tel korenti e ujë, lulëzoj shqiprinë me hashash, helmoi rininë shqiptare me drogë, detyroj rininë e trurin e kombit të braktisë Shqiprinë.
Ajo që sot trondit shoqërinë tonë është krimi në familje, e tashme edhe hedhja e qytetarëve nga dritaret e spitaleve të COVID 19.Pra politika Rama është më vrastarja në historinë e këtij kombi!











