InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

5 futbollistët që shkëlqyen pasi u larguan nga Barcelona

13 Nëntor, 2020
in InfoPress, Lajme, Sport
A A
Lojtari i Barcelonës ‘shpërthen kundër’ gazetarëve: Na kanë çarë b…

Shumë futbollistë ëndërrojnë që të luajnë te Barcelona, mirëpo disa prej tyre arritën ta kuptojnë potencialin që kanë vetëm pasi janë larguar nga Camp Nou.

Blaugranët kanë edhe akademinë e njohur botërisht, La Masia, që zbulon talentë të mëdhenj, mirëpo jo të gjithë ata gjejnë hapësira dhe sukses në ekipin e parë.

SunSport ka bërë përzgjedhjen e pesë futbollistëve, të cilët kanë shkëlqyer pasi i thanë lamtumirë Barcelonës:

Yaya Toure

Mesfushori u largua nga katalunasit në vitin 2010 për t’iu bashkuar Manchester Cityt në një transferim që kushtoi rreth 25 milionë funte (28 milionë euro).

Ky ishte një transferim i suksesshëm, pasi ai u bë një prej më të mirëve në pozitën e tij për disa vite. Nga një mesfushor defensiv në Camp Nou, u transformua në një mjeshtër i mesfushës që luante nga njëra zonë në tjetrën nën urdhrat e Roberto Mancinit.

Te klubi anglez, Toure shënoi 79 gola dhe dhuroi 50 asistime në 316 ndeshje, ndërsa mes tjerash fitoi tre tituj të Ligës premier dhe Kupën FA.

Zlatan Ibrahimovic

I jashtëzakonshmi Zlatan Ibrahimovic mahniti me vendimin e tij për t’iu bahskuar Barcelonë nga Interi në një marrëveshje shkëmbimi me Samuel Eto’o në vitin 2009.

Mirëpo, qëndrimi në Kataluni nuk shkoi sipas planit, për shkak të prishjes së raporteve me trajnerin Pep Guardiola, ashtu që u transferua te Milani një vit më pas.

Ai vazhdoi shkëlqimin te Rossonerët duke fituar titullin e Serie A dhe pastaj u transferua te Paris Saint-Germaini duke u shndërruar në një makineri golashënuese në Ligue 1 (156 gola 180 ndeshje) dhe duke e fituar katër herë radhazi titullin kampional dhe një sërë trofesh të tjera.

Cesc Fabregas

Cesc Fabregas u largua në dy raste nga Barca dhe në të dyja rastet shkëlqeu larg klubit të tij të fëmijërisë.

Mesfushori spanjoll erdhi nga rangjet e La Masia, por në moshën 16 vjeçare u transferua te Arsenali (në vitin 2003), ku ishte fantastik nën drejtimin e Arsene Wenger (304 paraqitje, 57 gola dhe 92 asistime).

Në vitin 2011 u kthye në Camp Nou, mirëpo nuk e gjeti veten dhe sërish u kthye në Ligën Premier në vitin 2014, kësaj radhe te Chelsea, ku regjistroi 198 paraqitje, 22 gola dhe 57 asistime, dhe fitoi dy tituj të Ligës Premier, një FA Cup, një League Cup dhe një trofe të Ligës së Evropës.

Alexis Sanchez

Pas transferimit të Neymar, Alexis Sanchez u largua nga Barcelona për t’iu bashkuar Arsenalit në vitin 2014.

Në Londër, ai u shndërrua në një prej sulmuesve ‘vrastarë’ duke shënuar 60 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 122 ndeshje të Ligës Premier.

Falë paraqitjeve me Topçinjtë, në vitin 2018 e transferoi Manchester Unitedi, mirëpo kiliani nuk rezultoi i suksesshëm në Old Trafford. Ndërsa tash po luan te Interi në përpjekje për ta rikthyer formën e tij.

Thiago Alcantara

Thiago Alcantara debutoi për ekipin e parë të Barcelonës në vitin 2009 dhe regjistroi më shumë se 100 paraqitje për klubin katalunas.

Mirëpo, ai asnjëherë nuk ishte lojtar vendimtar në pozitën e tij, ndërsa pas transferimit te Bayern Munichu në vitin 2013, gjithçka ndryshoi.

Spanjolli u shndërrua në një prej mesfushorëve më të mirë kreativë në qarkullim dhe u ndihmoi bavarezëve që t’i fitonin shtatë tituj të Bundesligas, si edhe kompletimin fantastik të tripletës në sezonin 2019/2020.

Pas suksesit të madh me klubin gjerman, atë e transferoi Liverpooli për një sfidë të re.

Të Lidhura

Zhegrovës i besohet numri i legjendës së Juventusit
Sport

Zhegrovës i besohet numri i legjendës së Juventusit

2 Shtator, 2025
Elina Xhengo fiton medaljen e artë në finalen e Diamond League, sukses historik për atletikën shqiptare
Sport

Elina Xhengo fiton medaljen e artë në finalen e Diamond League, sukses historik për atletikën shqiptare

29 Gusht, 2025
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve

13 Gusht, 2025
Interi i pakënaqur me Kristjan Asllanin, mesfushori refuzon transferimin jashtë Italisë
Sport

Interi i pakënaqur me Kristjan Asllanin, mesfushori refuzon transferimin jashtë Italisë

27 Korrik, 2025
Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja shumë tifozë ka befasuar
Sport

Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja shumë tifozë ka befasuar

23 Korrik, 2025
Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij
Sport

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij

8 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës

23 Shtator, 2025

Si parashikohet moti për këtë të martë
Aktualitet

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025

Ousmane Dembele shpallet fitues i Topit të Artë 2025!
Sociale

Ousmane Dembele shpallet fitues i Topit të Artë 2025!

23 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 23 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 23 Shtator 2025

23 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com