InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Gjeneral AHMETAJ, misioni 25 Prillit: “Të rikthejmë demokracinë, pushtetin, detin, naftën, minierat te qytetarët”!

5 Nëntor, 2020
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Gjeneral AHMETAJ,  misioni 25 Prillit: “Të rikthejmë demokracinë, pushtetin, detin, naftën, minierat te qytetarët”!

Marrë nga faqja personale në FB:

Të nderuar bashkë-Atdhetarë, të dashur miq/kolegë,
Falënderoj përzemërsisht disa 10-ra gazeta/portale dhe disa mijëra mesazhe inkurajuese pas publikimit të opinionit: “Kombi me sytë nga deti, perëndimi dhe perëndia”.

Për më shumë se 25 vjet, shqetësimin për peshimin e interesave detare dhe gjeostrategjike të RSH në Mesdhe e kemi ndarë me ekspertët elitarë, si dhe shtetarë të përgjegjshëm brenda dhe jashtë vendit.
Në mënyrë të vecantë dëshiroj të ndaj opinionin e një miku/kolegu, strategjistit norvegjez per çështjet e detit, Admiral Jørgen Berggrav, ish-këshilltari Gen. Mattis (komandant i ACT); përfaqësues në NATO, zëvëndës MM, etj, i cili sa herë viziton RSH, nuk rresht së përsërituri se:

a. “Ne/Norvegjia ka me bollëk pasuri detare, rezerva gazi etj, (5.3 milionë banore, 435 bilion GDP, të ardhura për frymë 36 mijë dollare), por vendi juaj (Albania) është i bekuar me diell, det, nikel, naftë dhe keshtu nuk e kuptoj pse shqiptarët nuk e ndërtojne dhe shijojnë këtu parajsën” ?! Si dhe vjon me disa pikëpyetje të dhimbshme:

b. “Po pse jeni të varfër, pse nga sytë këmbët për të ndërtuar jetën në mjegullnajën stresuese të Brukselit, lagështiren e Hagës, zhurmën e metrove të Londrës, të ftohtin e acartë të Torontos, restorantet e New Yorkut, mungesën deshpëruese të diellit në Oslo, Humburg, shirat e ishujve të Greqisë, etj.”

Ju lutem, as mos e mendoni, jo më ta thoni se jemi komb i mallkuar, pasi Shqipëria është e bekuar nga Zoti, bukuritë e natyrës dhe e begatë nga burimet e mirëqenies.
Kështu, fajin/përgjegjësinë e kemi ne/ju/ata/ato që shesim “për një thes miell” ose pranojmë të na vjedhin votën, pasi vetëm dhe vetëm për shkak të kësaj: në Parlament nuk “flet mendja”, por “lehaqen” që lemerisën dynjanë; institucionet shtetërore përleshen dhe përgjegjësitë zyrtare shpërdorohen si nëpër tribute-terroriste; ku pushtetarët si në mallin e “SurrelSulltanatës” i japin oligarkëve dhe seksereve të pushteteve miliarda nga pasuritë detare, minerat, naftën; dhe/të cilët pasi u depozitojnë off-shore pjesën e majme zyrtarëve, s’kanë as para për pagat e bukës së gojës të naftëtarëve të Ballshit, qytetarëve në kohë pandemie, ilace për të semurët në spitakle, etj.

Mos të bëjmë llogje, jemi bashkëfajtorë pasi shesim lirë votën ose na i vjedhin liritë themelore, si dhe pranojmë të sundohemi dhe na përdhosin lehtësisht.

Përtej dëshpërimit, sfida, ilaçi, çelësi i artë dhe shpresa e vetme mbetet ushtrimi i të drejtës për të zgjedhur me votë të lirë pushtetarët, si dhe për ndërtimin e demokracisë funksionale.

Ndryshimi nuk do na vijë nga marsi, por do të mbillet, vaditet dhe selitet nga vetë në/shqiptarët. Kështu, mesazhi për qytetarët dhe veçanërisht të lindurit në liri (pas 90), është të kthehen, të ndërtojnë të ardhmen këtu, në vendin e etërve, të bekuar nga dielli, deti, natyra dhe perëndia.

Nuk është koha të bëjmë pazarare-sekserësh, por për t’u zgjuar, ngritur në këmbë dhe tejkaluar këta pusht-etare sunduesish të dhjamosur nga trutë, të pangopur nga hajdutëritë dhe regjur nga ligësitë.

Shpresëplotë se me fuqinë e votës së lirë, pas 25 prillit do të zgjedhim liderë normal, të përgjegjshëm, të përulur me një mision të përbashkët: “t‘jua ri-kthejmë demokracinë, pushtetin, pasuritë tokësore, detare, ujore, minerat, naftën dhe vlerat turistike në duart e qytetarëve”.

Ju faleminderit.

Bashkëlidhur gjeni artikullin e zgjeruar:

Gjeneral Piro Ahmetaj: “Kombi sytë nga deti, perëndimi dhe perëndia”!

Të Lidhura

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim
Politikë

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim

14 Shtator, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Mblidhet sot Kuvendi, PD depoziton listën e anëtarëve të komisioneve
Aktualitet

Mblidhet sot Kuvendi, PD depoziton listën e anëtarëve të komisioneve

24 Shtator, 2025

Kthjellime dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot
Aktualitet

Kthjellime dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot

24 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 24 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 24 Shtator 2025

24 Shtator, 2025

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Aktualitet

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

23 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com