Nga Agron PREBIBAJ
Pak ditë më parë nga burime të brendshme pranë Komisariatit Bajram Curri, mësova se shtetasi Sabahet Mujaj gati një vit më parë kishte paraqitur një denoncim për dhunën e ushtruar ndaj tij, dhe Policia nuk ka marrë asnjë masë ndaluese as parandaluese, apo kapjen e autorëve.
Mësova se qytetari Sabahet Mujaj me 30 qershor 2019 punonte ne security siguri për ruajtjen e zgjedhjeve në qytetin Bajram Curri, por po atë ditë disa persona kanë tentuar të futen me forcë në qëndren e votimit, me qellim për të djegur kutite e votimit si dhe për të prishur procesin zgjedhor.
Por të vendosur nën kërcenim Sabahet Mujaj me koleget e vet kanë ndërhyrë me forcë në mbrojtjen e qëndres së votimit, ndërsa vandalët janë larguar duke e kërcenuar me jetë, pa arritur ti kapë as Policia e shtetit. Por më vonë dhunuesit vandalistë me 25 dhjetor 2019 e kanë zënë z.Mujaj pranë një hoteli duke e dhunuar në prezencë me policinë dhe kanë arritur të largohen pa ju hyrë therra në kembë, vërtetë mosiguri e mos marrje në mbrojtje të njeriut punëtor e korrekt përballë botës kriminale.
E për pasojë qytetari Sabahet Mujaj detyrohet të largohet nga qyteti i Bajram Currit për të punuar në Tiranë në një biznes shitje makinash, por edhe aty nuk e gjën rehatinë, pasi i vijnë me qindra telefonata për ekzekutim fizik, gjithnjë duke njoftuar Policinë e shtetit, por asnjë masë për sigurinë e jetës së njeriut punëtor e korrekt.
Sipas burime te sakta pranë policisë e familjarëve mesohet se nën kërcenimin për jetën Sabahet Mujaj ka braktisur Shqiprinë drejt nje vendi të sigurtë te BE-së. Kjo pra është siguria e jetës nga shteti për qytetarin e ndershëm e punëtor.
Vërtetë mos siguri!