Koreja e Veriut ka shpallur veten si “vendi më i pastër” në Tokë dhe i vetmi vend që ka bllokuar plotësisht virusin. Por situata paraqitet alarmante në vendin komunist. Që nga fillimi i pandemisë, në janar, e deri më tani janë kryer 3,374 teste për COVID-19-ën, dhe të gjitha kanë dal negative. Ndërkohë, vendi komunist refuzon edhe ndihmën e të tjerëve.
Ndërsa thuajse e gjithë bota është duke vuajtur pasojat e një vale të dytë të Koronavirusit, Koreja e Veriut ka shpallur veten si “vendi më i pastër” në Tokë dhe i vetmi vend që ka bllokuar plotësisht virusin.
Duke filluar rreth mesit të tetorit, media shtetërore koreanoveriore trumbetonte pretendimet se në Kore kishte zero raste me Covid, dhe se bota po shikon Korenë e Veriut me “zili dhe tronditje” për trajtimin e saj të virusit.
“Udhëheqësi i Madh Kim Jong Un është një dhe i vetmi virtuoz i madh politik që krijoi vendin më të pastër, i vetmi vend në botë që nuk është infektuar me koronavirusin e ri dhe të cilin as udhëheqësit e superfuqive nuk mund të maten. ” – është slogan kryesor që transmetohet në lajmet vendase.
Por nuk kanë munguar as kontradiktat në vendin më të izoluar të botës. Pretendimi për 0 raste në Kore ra në fillim të gushtit, ndërsa u bë thirrja për vigjilencë dhe kujdes të shtuar për qytetarët, se virusi paraqet një kërcënim “fatal” për kombin, thonin autoritetet zyrtare.
Por diktatori Kim Jong Un e theu këtë kurs gjatë fjalimit të tij, në paradën ushtarake më 10 tetor, ku tha se të gjithë janë mirë me shëndet dhe asnjë nuk ka rënë viktimë ndaj virusit malinj.
Por situata paraqitet alarmante në vendin komunist. Që nga fillimi i pandemisë, në janar, e deri më tani janë kryer 3,374 teste për COVID-19-ën, dhe të gjitha kanë dal negative.
Mungesa e testimit në krahasim me vendet e tjera dhe refuzimi i Koresë së Veriut për të lejuar të tjerët për ta ndihmuar, tregon pamundësinë të dihet qartë se sa është popullsia e infektuar në vendin më të izoluar të botës.